ARKATANA

Prostituoi të dashurën e tij, prangoset 22-vjeçari

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Shfrytëzonte të dashurën si “punëtore” seksi, arrestohet tutori. Policia e Korçës vuri në pranga Aurel Dervishin, pasi akuzohet për “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”. Burime nga policia lokale pohojnë se 22-vjeçari, prej disa muajsh shfrytëzonte si prostitutë 20-vjeçaren me inicialet P.K.

Mësohet se në shtator të vitit që shkoi 20-vjeçarja ka pasur një lidhje dashurie me Aurel Dervishin, por pak javë pas lidhjes, 22-vjeçari e ka detyruar të “dashurën” e tij që të prostituojë, duke ushtruar mbi të dhunë fizike e psikologjike. Të paktën kështu ka dëshmuar në polici e reja. Mësohet se Dervishi kishte marrë një shtëpi me qira në periferi të Korçës dhe i gjente klientë të moshave të ndryshme 20-vjeçares, transmeton bw.

Hidromorava

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, blutë kanë mbajtur nën vëzhgim autorin e krimit. Sipas hetuesve të çështjes, Dervishi siguronte nga 2 mijë lekë të reja për secilin klient që i gjente P.K. “Në fillim ishim të dashur, duket se shkonim mirë. Më pas Aureli më detyronte të prostituoja. Nuk e denoncova se kisha frikë”, është shprehur 20-vjeçarja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.