Person i zhdukur dhe kanosje në Gjilan, në Viti arrestime për dhunë në familje
Gjilan – Në fshatin Livoq i Epërm, të Gjilanit njësiti i hetuesisë ka bastisur pronën e të dyshuarit mashkull kosovar, ku ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Kurse në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Në rrugën “Gazmend Zajmi” në Gjilan ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se dy vajzat e tij të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
Rasti nën hetime njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/