Uji Dea

Promovohet strategjia për zhvillim kulturor të Gjilanit 2012-2016

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport në bashkëpunim me Teatrin ODA ne lokalet e teatrit të qytetit kanë promovuar Strategjinë për zhvillim kulturor të Komunës së Gjilanit në prani të një numri të dashamirësve të kulturës.

Floren Mehmeti nga Teatri ODA me këtë rast theksoi se krijimi i Strategjisë për Zhvillimin Kulturor të Komunës së Gjilanit është pjesë e projektit trevjeçar. “ Kultura për të gjithë dhe nga të gjithë” të implementuar nga Teatri “ ODA”- Prishtinë dhe Kuvendi i Komunës së Gjilanit.

Ai më tej falënderoi të gjithë akterët dhe në veçanti institucionet komunale për kontributin e dhënë gjatë përpilimit të këtij dokumenti.

Mobi Casa

Veton Nevzadi, Drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport i Komunës së Gjilanit theksoi se krijimi i kësaj strategjie dhe miratimi nga Kuvendi Komunal është një model i mirë edhe për komunat tjera se si duhet të organizohen punët në këtë sektor. “Kjo strategji kulturore do t’i shërbejë Komunës së Gjilanit në orientimin e saj kulturor dhe në implemetimin e prioriteteve që jepen nga kjo strategji” ka thënë Nevzadi.

Nevzadi me tej shtoi se krijimi i kësaj strategjie tregon seriozitetin e qasjes se institucioneve lokale komunale në raport me planifikimin e mirë të punëve, pasiqë shoqëritë e disiplinuara dhe të organizuara e dinë mirë rrugën nga do të shkojnë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.