UBT

Promovohet revista “Nositi”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Me rastin e manifestimit kulturor “Flaka e Janarit 2014”, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizoi promovimin e numrit të 10-të të revistës letrare e kulturore “Nositi”. Kjo revistë me vlerat e saja kulturore letrare e shkencore i ka kaluar kufijtë komunal u tha në referuesit.

Disa penda shkrimet e para i kanë filluar në këtë revistë e, tani më janë bërë penda të njohura në nivel më të gjerë.

Sipas redaktorit Nexhat Rexha, revistën e boton klubi letrar “Nositi” që është themeluar paraluftës më1996, ndërsa numri i parë i revistës është botuar më 2002.

Sipas tij redaksia punon në mënyrë vullnetare vetëm për të dhënë një kontribut në begatimin dhe ngritjen e çështjes kulturore në komunën tonë.

Hidromorava

Kryetari i parë i klubit ishte shkrimtari i njohur i kësaj ane, i ndjeri Ibrahim Ibishi. Në këtë revistë shkruajnë edhe kamenicasit që janë emra në lëmit e ndryshme që nuk jetojnë në Kamenicë, si: Hysen Matoshi, Faik Shkodra, Bahtijar Kryeziu , Ganimet Klaiqi etj.

Drejtori i Institutit albanalogjik, Hysen Matoshi e bëri një analizë të gjithë numrave të revistës “Nositi” të botuar gjerë tani, duke e çmuar kontributin e redaksisë, si emrave të tjerë që kontribuojnë në begatimin e kësaj reviste që gjithnjë e më tepër, po shprehë vlera të njëmenda. “Unë botoj punime në shumë revista të njohura, brenda dhe jashtë vendit, por kur i botoj në revistën e komunës sime kam një ndjenjë të veçantë” u shprehë Matoshi.

Sylejman Morina ndër tjerash tha se Kamenica e meriton një revistë të tillë, sepse ka potenciale intelektuale këtu brenda, si edhe të tjerë që jetojnë jashtë komunës sonë, e që duan të kontribuojnë në këtë revistë .

Po ashtu, për nderë të “Flakës së janarit 2014” është bërë edhe hapja e ekspozitës me fotografi (eksponate kulturore – historike)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.