Eko Higjiena

Promovohet monografia „Mësimi shqip në Austri“

/ 5 minuta lexim

Sabri Kiqmari, “Monografi e cila na solli një dokument të mirë si ringjallje e gjithë asaj përpjekje për hapjen e mësimit shqip të veprimtarëve këmbëngulës…”. Nga 13.560 nxënës me gjuhë shqipe të lajmëruar si gjuhë amtare, mësimin e vijojnë vetëm 2101 nxënës… Duke e shfletuar librin, lirisht mund të thuhet se autori Hazir Mehmeti ia ka dalë suksesshëm ta përmbush misionin e tij…”

Në nëntorin e festës kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë aktivitet shënues janë me një simbolikë të veçantë. Në këtë frymë u promovua libri monografik “Mësimi shqip në Austri” nën përkujdesjen e Dr.Sabri Kiqmarit, ambasador i Republikës së Kosovës në Austri. Ishin prezent edhe zonja Afërdita Kiqmari, z.Ymer Lladrovci, konsull i sapo emëruar dhe zonja e tij; Dr. Halim Arnauti,veprimtar i dalluar me origjinë nga Siria, Dr. Prof. Shpresa Nushi (Regina Betterbauer) nga UN-Vjenë, Prof.Dr.Ismail Kabashi (UN-Prishtinës), Ibish Neziri, veprimtar e publicist nga Zvicra, Gazmend Freitag, piktor nga Linci, qifti i artistëve Destan e Barbara Gashi etj.

Organizimin e bëri Shoqata e Mësuesve dhe Prindërve Shqiptarë në Austri. Hapjen e programit e bëri z.Osman Ademi, kryetar i shoqatës, i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të organizatorit. Përkthimin në gjermanisht të disa segmenteve e bëri zonjusha Elona Kamberi studente. Fjalën e rastit e mbajti ambasadori, Dr.Sabri Kiqmari. Ai mes tjerash tha: “Ju përshëndes të gjithëve në veçanti autorin e monografisë i cili na solli një dokument të mirë si ringjallje e gjithë asaj përpjekje për hapjen e mësimit shqip të veprimtarëve këmbëngulës siç ishte Xhevat Hasani e shumë tjerë. Autori erdhi par disa ditësh tek unë dhe i shtrova idenë, se ofrimi më i mirë i librit do ishte promovimi i tij. Vendi i mbajtjes së këtij aktivitetit është pikërisht këtu. Unë gjatë këtyre pesë vjetëve të punës sime këtu jam munduar që ambasadën ta bëjë objekt të dashur për qytetarët që ta ndieni veten sikur në shtëpinë tuaj dhe ta identifikoni veten me shtetin e Kosovës. Unë e përgëzoj autorin z.Mehmeti për punën e mirë që ka bërë duke sjell memorien e fëmijëve që tani janë të rritur, emocione nga klasa e parë, e dytë të fillores. Ka sjell këtu në kujtesën tonë ata veprimtarë që kanë punuar në hapat e parë në themelimin e mësimit në gjuhën shqipe dhe për ata që sot janë duke e përcjell mësimin shqip. Mësuesit që këtu punojnë janë segmenti më i rëndësishëm me të cilët unë kam punuar në vazhdimësi. Autorin e porosisë që të vazhdoj në të ardhmen në kompletimin dhe dokumentimin me materiale të reja dhe me një monografi të aktiviteteve mësimore në të ardhmen.”

Fjalën rreth monografisë e mbajti mësuesi nga Deutsch Wagrami, rrethina e Vjenës z. Ibrahim Hasani. Ai mes tjerash tha: “Mësimi shqip në Austri (1987- 2012)”, monografi është një dokument i bazuar në shumë burime arkivore austriake e shqiptare ku thelbi i saj është fillimi dhe zhvillimi i mësimit shqip. Austria është njëra nga vendet e rralla ku është zgjidhur shumë mirë mësimi në gjuhën amtare. Mësimi, mësuesit dhe të gjitha nevojat e mirëvajtjes janë të rregulluara me ligje në kuadër të mësimit publik austriak. Vitin që lamë pas ishin të evidentuara 24 gjuhë amtare, në mesin e tyre edhe gjuha shqipe. Sipas numrit të nxënësve qe gjuhe te pare nuk e kane gjermanishten, shqiptarët renditen ne vendin e trete, pas atyre në gjuhën boshnjake-Kroate-serbe dhe turke. Nga 13.560 nxënës me gjuhë shqipe të lajmëruar si gjuhë amtare, mësimin e vijojnë vetëm 2101 nxënës… Duke e shfletuar librin, lirisht mund të thuhet se autori Hazir Mehmeti ia ka dalë suksesshëm ta përmbush misionin e tij…. Kështu, nuk ke si të mos ndihesh krenar kur mëson se Gjergj Basta, Karl Gega, Aleksandër Moisiu e personalitete të tjera, me ndikim në Austri e në Europë, ishin me prejardhje shqiptare.

Hidromorava

Përmes fotove e legjendave sqaruese, procesverbaleve, dokumenteve, tabelave e formularëve statistikorë, faksimileve e shkrimeve të gazetave e mediave elektronike, deklaratave të ambasadorëve e zyrtarëve arsimorë, garave sportive e diturore të nxënësve, përkrahësve e donatorëve, vizitave e komunikimeve, seminareve e konferencave shkencore, botimeve e reklamimeve, ekspozitave e publikimeve, autori, pasqyron gjithanshëm e me nota realiste besnikërie periudhën që ka marrë në shqyrtim”.

Nxënsja Fiona Kabashi nga Tullni luajti me mjeshtri pjesë klasike në violinë.

Autori i monografisë i falënderoj të pranishmit, në veçanti ambasadorin e Republikës së Kosovës Dr.Sabri Kiqmarin, zonjën Kiqmari, për mundësitë krijuar për promovimin e monografisë. Falënderoj Ministrinë E Diasporës dhe personalisht ministrin z.Ibrahim Makolli e cila e mundësoj botimin, redaktorin dhe lektorin e librit z.Bedri Tahiri, veprimtarët dhe kolegët/et që ndihmuan me dokumente e materiale tjera lidhur me mësimin shqip në Austri. Në bisedën me autorin nga shumë diskutues u përshëndet puna e mirë në monografi. Dr.Shpresa Nushi (Regina Betterbauer) në fjalën e saj e vlerësoj punën e autorit duke e uruar atë dhe shtroi detyrat në aktivitetet më të shpeshta kulturore me qëllim të afirmimit tonë si pjesë e shoqërisë./Hazir Mehmeti/albinfo/