UBT

Promovohet libri “Opinione I”

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për librin kanë folur para shumë krijuesve e studentëve recensenti Musa Sabedini, Ndue Doda kolonel nga Shqipëria, Ahmet Isufi dhe autorët Flamur Hyseni e Burim Haliti. U tha se libri është gjallërues dhe ilaç për të shëruar të mirat e të këqijat e shoqërisë kosovare.

Në ambientet e Hotelit “Kristal” është promovuar libri përmbledhës “Opinione I” i autorëve Flamur Hyseni dhe Burim Haliti. Para shumë pjesëmarrësve u tha se libri është gjallërues dhe udhërrëfyes për ata që punojnë dhe ndërtojnë shtetin dhe institucionet kosovare.

Recensenti i librit Musa Sabedini tha se “Opinione I” me të drejtë mund të quhet si një libër publicistik që i referohet aktualitetit dhe sfidave shtetformuese.

Recensenti i librit Musa Sabedini ka thënë se ajo që e bënë librin të vlefshëm në aspektin kohor, dhe të vlefshëm edhe në aspektin trajtues mbeten temat e shtjelluara jashtëzakonisht me një gjuhë argumentuese. “Duke qenë se dy autorët i përkasin fushës së juridikaturës ata kanë arritur që në opinionet e tyre të ofrojnë argumente,alternativa dhe kritika konstruktive për të gjitha temat tabu që e kanë përcjellur Kosovën gjatë kësaj periudhe” është shprehur Sabedini.

Sipas Sabedinit opinionet e tyre janë më të qëndrueshme edhe për faktin se ana kritike e tyre, që aq kujdesshëm i kanë prezantuar, mbulohet gjithmonë me ide, e propozime konkrete, madje duke ofruar edhe zgjidhje dhe alternativa të sakta e afatgjata për secilën temë që e kanë proklamuar para publikut.

“Vetë fakti se punimet e këtyre dy autorëve janë botuar në mediet më serioze dhe agjencitë e lajmeve tregon se opinionet e tyre kanë pasur pika referente dhe bindëse. Opinionet e Flamur Hysenit dhe Burim Halitit jo vetëm që kanë vlerë në aspektin kohor,por ato shënojnë një zhvillim të ri edhe në fushën e publicistikës moderne. Punimet e tyre janë edhe të guximshme dhe shpeshherë kryeneçe në kuptimin pozitiv” ka thënë gazetari dhe publicisti Sabedini.

Mobi Casa

“Të trajtosh të drejtat e fëmijëve, liritë fetare në Kosovë, trazirat sociale, pastaj të shkruarash për demokratizimin e partive politike, ta trajtosh problemin e Mitrovicës veriore, rëndësinë e tatimeve në Kosovë e tema tjera aktuale, kjo dëshmon se këta dy autor janë në hap me kohën dhe gjeneratave të reja u kanë lënë një dosje të kompletuar edhe për ndërtimin e shtetit , sundimin e ligjit , sovranitetin shtetëror dhe për demokracinë kosovare” ka nënvizuar Sabedini.

Edhe referuesi Ndue Doda nga Shqipëria tha se libri është shkruar me saktësi, është lehtë i lexueshëm dhe i kuptueshëm. “Rruga që kanë zgjedhur autorët është gjallëruese kurse autorët e kanë gjetur ilaçin për të shëruar të mirat dhe të këqijat e shoqërisë kosovare. Libri është me vlera dhe një ndihmesë për ata që duhet ti zbatojnë në praktikë ligjet e shtetit” tha Doda.

Autori Flamur Hyseni tha se libri ka bërë dy mendje bashkë. “Punët nuk po na ecin si duhet as në politikë , as në sport dhe si pasojë e kësaj po na mungon uniteti politikë” tha Hyseni, duke shtuar se reforma në shoqërinë kosovare donë punë të përbashkët dhe gjeneratat e reja duhet të bëjnë punën e tyre patriotike e kushtetuese, kuptohet me veprime të përbashkëta” tha Hyseni.

Kurse autori tjetër Burim Haliti tha se reforma nuk e nënkupton largimin e Qeverisë , por nënkupton ndryshim të mentalitetit dhe konceptit tonë për shtetin dhe reformat në ekonomi”. Haliti tha se në politikat shtetërore patjetër që duhet të angazhohen profesionistët sepse në pyetje është koha e njerëzve patriotik dhe ekonomiko financiar” tha Haliti.

Ahmet Isufi deputet në Kuvendin e Kosovës tha se libri “Opinione I” i kthjellë politikanët tanë dhe është një doracak për ata që duan të hyjnë në këtë garë institucionale. /rajonipress/