FITORJA

Promovohet libri “Anamorava në fotografi”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është promovuar foto libri “Anamorava” i përgatitur nga autorja Suzana Mushkolaj dhe i financuar nga Komuna e Gjilanit, libër i cili në vete përmban fotografi interesante të trashëgimisë kulturore të Anamoravës, ku hyjnë Gjilanit, Novobërda, Vitia dhe Kamenica.

Me këtë rast kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa, duke falënderuar numrin e madh të të pranishmëve ka thënë se ky lloj i këtij libri është ndoshta i vetmi në Kosovë që e kanë Komunat tona. “Është punuar për dy vite me radhë nga autorja dhe nga një numër i bashkëpunëtorëve të saj dhe sot e kemi në duar një përshkrim të Anamoravës me fotografi. Unë po ndjehem mirë nga se publikut po ia japim një dhuratë të vlefshme të fotografive artistike të trashëgimisë tonë, historike, kulturore, natyrës së kësaj ane , por ka edhe pak monumente turistike. Nuk kemi pas pretendimet që ta bëjmë më të mirën, por jemi munduar që ta bëjmë mirë në maksimumin e mundur” ka thënë Mustafa.

Në këtë promovim ka folur edhe shkrimtari Ibrahim Kadriu i cili në fjalën e tij këtë libër e quajti si libër të veçantë për Anamoravën. Ai tha se zonja Mushkolaj është marrë me art, ajo flet për shumë emra të artit. “Libri përmbledh mesazhe, që janë gjurmë para mijëra viteve e që i përkasin muzeve” ka thënë ai.

FITORJA

Suzana Mushkolaj autore e librit e emocionuar tha se ka filluar me komunën e Gjilanit duke promovuar vlerat e Gjilanit dhe do të vazhdoj edhe me tjerat qytete të Kosovës.

Ajo ka numëruar shumë bashkëpunëtor ndërsa kryetarin Mustafa e ka quajtur udhëheqës të guximshëm në hapjen e shtigjeve të artit, përderisa Kadriun e cilësoi guximtarë të artit në përgjithësi dhe të atij letrar në veçanti.

Ndërsa Shukrije Ramadani, përfaqësuese e Ministrisë së Diasporës, ka thënë se përderisa Agimi më fliste për bukuritë e natyrës në Dukagjin, ato më të mirat po i shoh sonte në librin e Suzanës tha Ramadani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.