UBT

Promovohen aktivitetet e të rinjve në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, të hënën Këshilli i Veprimit Rinor Lokal e Komunës së Kamenicës implementoi projektin e përkrahur nga OSBE-ja – Promovimi i Planit të veprimit të KVRL-së.

Bordi i KVRL-së me sukses kishte promovuar planin e veprimit dhe aktivitetet në të ardhmen. Pjesëmarrësit në të njëjtën kohë ishin njoftuar me ekzistimin e këtij organi si dhe përbërjen e anëtarëve të KVRL-se si dhe mundësinë e regjistrimit në këtë organizate.

Kryetarja e Këshillit të Veprimit, Rinor Lokal, Hamide Lafiti, foli edhe për punën dhe aktivitetet e këtij këshilli.

Mobi Casa

Ajo tha se në këtë plan janë të përfshira, aktivitete të ndryshme si dhe ditët ndërkombëtare, si dita ndërkombëtare e të moshuarve, dita ndërkombëtare për të drejtat e njeriut etj.

“Ju të rinj me hyrjen në këtë këshill do të përfitoni shumë, do të mësoni shumëçka, ngase projektet tona financohen edhe nga OSBE dhe organizata të tjera. Në këtë këshill mund të anëtarësohen të gjithë të rinjtë pa dallim” ka thënë Latifi.

Zyrtari për rini si dhe pjesëmarrës tjerë falënderuan OSBE-në për përkrahjen të vazhdueshme që po i japin komunës e në veçanti rinise./rajonipress/