FIDANISHTJA

Prokuroria Speciale ka hapur dosjen “Siria”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Një dosje me emrin “Siria” tashmë është hapur në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Materia e saj mësohet se përmban hetime dhe informacione për persona të përfshirë në grupet që organizojnë shkuarjen e kosovarëve për të luftuar në Siri.

Burime brenda prokurorisë kanë konfirmuar se ato që janë gjetur tregojnë se asnjë dokument që identifikon ata si shtetas të Kosovës nuk u mbetet kosovarëve që kalojnë shtigjet e panjohura aziatike për të mbërritur në Siri.

Gjithashtu, sapo të mbërrijnë destinacionet, atyre u merren dokumentet dhe numrat e kontaktit të familjarëve në Kosovë, që zakonisht kontaktohen vetëm në rast plagosjesh të rënda apo vrasjesh të tyre.

Në këtë mënyrë, sipas këtyre hetimeve, grupet që menaxhojnë ata përpiqen të mbajnë fshehtë identitetin dhe informacionet për rrjetin e tyre, financimin dhe qëllimin e tyre.

Kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi, i ka thënë Radio Kosovës se deri më tani nuk ka ekzistuar materie e mjaftueshme për të hapur raste ose ngritur aktakuza dhe raste të tilla nuk ka pasur në prokuroritë e rregullta.

Por, nga Prokuroria Speciale e Kosovës një shtetas kosovar tashmë po hetohet të jetë i përfshirë në aktivitete të paligjshme që lidhet direkt me shkuarjen për të luftuar në Siri.

Shefja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sevdije Morina ka shpalosur vetëm atë që përbën stadin fillestar të hetimit.

Uji Dea

“Tani për tani unë mund t’iu konfirmoj se në Prokurorinë Speciale të Kosovës është i hapur një rast kundër një personi dhe ky rast ndodhet në fazën e veprimeve fillestare. Asgjë më tepër nuk mund të konfirmoj për shkak të ruajtjes së fshehtësisë së hetimeve”, i ka thënë Morina Radio Kosovës.

Morina nuk ka dhënë detaje të tjera për kategorinë e veprave për të cilat dyshohet ky shtetas kosovar.

Policia, sipas zëdhënësit Baki Kelani, gjithashtu ka intensifikuar hetimin e këtyre rasteve. Kelani ka njoftuar për dëshmi të mbledhura dhe intervistime të disa personave.

Sidoqoftë përkundër informatave të Agjencisë së Inteligjencës dhe rasteve të regjistruara nga policia, Prokuroria e Shtetit konsideron se është e vështirë të ndiqen shumica e të përfshirëve në konfliktin në Siri.

Veprimet e tilla në shumicën e rasteve, sipas legjislacionit kosovar nuk është gjetur se bien ndesh në mënyrë të plotë me ligjet e vendit, konventat dhe normat ndërkombëtare.

Aktualisht në ekzekutivin dhe legjislativin e vendit po diskutohet çështja e ligjit që u heq shtetësinë e kosovarëve që luftojnë në Siri, e që sipas të dhënave të besueshme brenda hetuesisë aktualisht janë rreth 40 persona. /RTK/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.