Prokuroria pritet ta kompletojë raportin për rastin e 27 vjeçares

Gjilan – Kryeprokurori Jetish Maloku tha për rajonipress se 27 vjeqarja që u soll e vdekur dje në spitalin e Gjilanit është nga Kishna Pola kurse gjinia e fëmijës është mashkull. Familjarët e viktimës kanë shkruar në raport se ajo është sjellur e vdekur dhe se nuk ka pasur shenja dhune.
Ishte tronditës lajmi për vdekjen e 27 vjeçares shtatzënë e cila sipas policisë dhe prokurorisë ishte sjellur pa shenja jete në spitalin e Gjilanit.
Jetish Maloku kryeprokuror tha për rajonipress se të hënën pritet që ekipi i hetuesve dhe prokurorisë ta kompletojë rastin për shkaktarët e vdekjes.”Deri tani ajo që dihet është fakti se viktima është sjellur pa shenja jete dhe dhune në spitalin e Gjilanit. Mjekët mezi e kanë shpëtuar foshnjën që është djalë kurse viktima është nga fshati Kishna Pole” tha Maloku.
Maloku tha se në raportin e hetuesve dhe të spitalit familja e viktimës kanë shkruar se ajo është sjellur pa shenja jete dhe dhune në spitalin e Gjilanit.”Të hënën do ta kompletojmë tërë rastin dhe të shohim se çka e solli vdekjen e 27 vjeçares” tha Maloku.
Nusret Hajrullahu drejtor i spitalit ka thënë se fëmija është nxjerr i gjallë nga barku i nënës. “Ajo erdhi tek ne pa parametra vital. Fëmija ende kish pas ritëm, mjekët menjëherë e kanë reanimuar dhe kanë arritur që ta mbajnë në jetë foshnjën e gjinisë mashkullore. Shtatzëna në spital ka ardhur pa parametra vital, pa shenja jete. Kirurgët në Klinikën Emergjente të gjithë menjëherë kanë intervenu, por fatkeqësisht nuk ka mundur që të mbijetojë”, ka thënë Hajrullahu./rajonipress/