Kandidatët e AAK-së: Aleanca ka prioritet ndërtimin e stadiumeve sportive dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në gjithë Kosovën

Gjilan – Gjithmonë kënaqësi të jemi pranë sportistëve dhe në fusha sportive! Investimi në sport sot është përfaqësimi më i mirë i Republikës nesër ka shkruar Nazim Gagica.
Postimi i plotë:
Bashkë me kandidatët për deputetë, Ahmet Isufi, Zarife Asllani dhe Labinot Gjini, u mirëpritëm në KF Vllaznia nga Pozharani i Vitisë, nga trajneri i tyre i shquar, Sallah Sherifi. U informuam nga afër për sfidat me të cilat përballen ata dhe sporti kosovar në përgjithësi.
Aleanca ka prioritet ndërtimin e stadiumeve sportive dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në gjithë Kosovën. Sepse është obligimi ynë t’u sigurojmë kushte më të mira sportistëve tanë dhe tifozerisë sonë të flaktë!
Ishim pranë sportistëve dhe do të jemi gjithmonë!
137 për Kosovën Fituese!