ARKATANA

Prokuroria në Gjilan ka zgjidhur 708 raste përmes procedurave alternative

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, edhe gjatë vitit 2018, ka qenë e përkushtuar në zgjidhjen e rasteve, duke aplikuar procedurat alternative, për vepra të ndryshme penale, me fokus marrëveshjet për pranimin e fajësisë.

Përmes zbatimit të këtyre procedurave alternative, siç janë: marrëveshja mbi pranimin e fajësisë, ndërmjetësimi dhe pezullimi, janë zgjidhur gjithsej 708 raste, pra 28% e lëndëve janë kryer përmes këtyre procedurave.

Hidromorava

Gjatë vitit 2018, në kuadër të procedurave alternative, janë arritur gjithsej 684 marrëveshje për pranimin e fajësisë, si dhe 24 raste janë zgjidhur përmes procedurës së ndërmjetësimit, duke kursyer kohë dhe mund jo vetëm për institucionin e prokurorisë, por edhe për gjykatën dhe duke ngritur efikasitetin e vendosjes me shpejtësi të rasteve të tilla.

Prokuroria Themelore në Gjilan, edhe gjatë këtij viti, synon që deri në 50% të lëndëve të zgjidhen përmes këtyre procedurave alternative, me qëllim të vënies së drejtësisë për një kohë sa më të arsyeshme thuhet në njoftimin e prokurorisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.