FIDANISHTJA

Prokuroria lyp vazhdimin e paraburgimit për Grupin kriminal të UP-së

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Prokuroria Themelore ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për 9 prej 11 të dyshuarve për korrupsion në Universitetin e Prishtinës. Kryeprokurori Imer Beka ka thënë se kanë dorëzuar kërkesën në Gjykatë për vazhdimin e paraburgimit. Ai beson se kërkesa është miratuar në Gjykatën Themelore.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për nëntë prej njëmbëdhjetë të arrestuarve për korrupsion në Universitetin e Prishtinës.

Kështu, nëntë të dyshuarit pritet të qëndrojnë edhe të paktën një muaj në paraburgim nën dyshimet se kanë kryer vepra penale të korrupsionit dhe mitmarrjes në këmbim të regjistrimit të studentëve veçanërisht në Fakultetin e Mjekësisë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka thënë se kanë bërë kërkesë për vazhdimin e paraburgimit në Gjykatën Themelore për vazhdimin e paraburgimit për nëntë të dyshuarit.

“Prokuroria ka bërë kërkesë për vazhdimin e paraburgimit të 9 prej të hetuarve në rastin e UP’së. Ende nuk kemi përgjigje zyrtare nga Gjykata nëse është vazhduar masa e paraburgimit, por duke pasur parasysh që s’kemi as informacion që të arrestuarit mund të jenë liruar, besojmë që kërkesa jonë është miratuar”, ka thënë Imer Beka për express.

Para një muaji, njëmbëdhjetë zyrtarë të UP’së, ne mesin e tyre edhe asistent, mjek e studentë ishin arrestuar nën dyshimin se kanë marrë prej 4 deri në 10 mijë euro për regjistrimin e një studenti në Fakultetin e Mjekësisë.

Po ashtu ky Grup kriminal dyshohet se kanë marrë prej 100 deri në 500 euro një studenti për të kaluar një provim në Fakultetin e Mjekësisë.

Në mesin e të arrestuarve është Esat Belaj (1984) nga Studenica e Istogut, Asistent në Fakultetin e Mjekësisë. Ai dyshohet si “koka” e regjistrimeve me ryshfet në Fakultetin e Mjekësisë dhe i pari në listën e të arrestuarve, shkruan Koha Ditore.

Rejan Zeneli (1984) nga Istogu, është bashkëpunëtor i Esat Belajt. Është nën hetime edhe në raste të tjera për falsifikim, mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë.

Si të dyshuar për vepra penale të dënueshme më shumë vjet burgim janë edhe:

Kemajl Gashi (1986) nga Vushtrria, po ashtu asistent në Fakultetin e Mjekësisë.

ARKATANA

Arjan Janova (1985) nga fshati Korroticë e Lartë e Drenasit, asistent i angazhuar në Fakultetin Filozofik.

Leonard Bytyqi (1987), nga Prizreni, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Albion Haxhijaha (1988) nga Rahoveci, mjek në Repartin e Internos në QKU.

Mevledin Beqiri (1984) nga Olshani i Vushtrrisë, i diplomuar në Mjekësi.

Gazmend Maliqi (1984) nga Kijeva e Malishevës, asistent në Fakultetin e Mjekësisë.

Arton Hoti (1984) nga Jashanica e Klinës, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë

Kushtrim Morina (1988) nga Rahoveci, ekonomistë i papunë dhe

Muhamet Maliqi (1983) nga fshati Busovatë i Kamenicës, student i Fakultetit të Mjekësisë.

Të gjithë këta janë arrestuar më 12 dhjetor të vitit të kaluar nga një operacion i Drejtorisë për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Të gjithë janë arrestuar nën dyshimin për veprat penale “marrje ryshfeti, keqpërdorim i detyrës zyrtare, raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë’,.

Ndërsa, masën e arrestit shtëpiak, Gjykata ua ka caktuar vetëm Albion Haxhijahës dhe Muhamet Maliqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.