12 aktakuza të ngritura për vjedhje, mashtrim e asgjësim të pasurisë
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave” dhe “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”./rajonipress/