RCCOLA

Prokuroria e Gjilanit ngritë tetë aktakuza kundër 13 personave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi. Gjithashtu Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Një (1) person është ndaluar me urdhër të prokurorit të shëtit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

RCCOLA

Aktakuzat :
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, dhe atë për shkak të veprave penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ndërtimi pa leje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna ne familje”
Dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”./rajonipress/