GRANDEMALL

Prokuroria e Gjilanit në përfundim të hetimeve ndaj Naser Korçës dhe Valon Shefkiut

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Prokuroria Themelore e Gjilanit departamenti për krime të rënda është në përfundim të hetimeve kundër dy zyrtarëve të lartë të komunës së Gjilanit, Naser Korça drejtor i shërbimeve publike dhe Valon Shefkiu shef në sektorin e urbanizmit për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Themelore e Gjilanit është në përfundim të hetimeve edhe ndaj dy zyrtarëve të lartë të komunës së Gjilanit. Se janë duke u zhvilluar hetime këtë e ka konfirmuar për rajonipress edhe kryeprokurori Jetish Maloku.

Në aktvendimin për zhvillimin e hetimeve kundër Naser Korçës thuhet se gjatë periudhës 21.11.2016 në cilësinë e personit zyrtar i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij ose nuk i ka përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie, për vete ose për personin tjetër, apo të shkaktojë dëm personit tjetër ose seriozisht t`i shkel të drejtat e personit tjetër, në atë mënyrë që ka lejuar të operojë në disa biznese hoteliere në mënyrë të kundërligjshme.

Uji Dea

Edhe, Valon Shefkiu dyshohet se nuk i ka respektuar vendimet e nxjerra edhe pse me ligj ka qenë i obliguar që t`i ekzekutojë lidhur me rrënimin e disa platove montuese të cilat gjenden tek zona qendër si dhe lokaleve tjera të ngritura në qytet pa leje, me qëllim që këto hapësira të lirohen, të ngritura pa leje të organeve kompetente, edhe pse me dije i njëjti nuk ka ndërmarrë veprime në kuadër të autorizimeve ligjore.

Sipas burimeve nga prokuroria e Gjilanit shumë shpejt pritet që të zyrtarizohen aktakuzat ndaj këtyre dy zyrtarëve komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.