UBT

Prokurori kërkon 18 vjet burg për kosovarin që theri gruan e tij

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Një kosovar 62-vjeçar ka vrarë në mars të vitit 2011 gruan e tij 59-vjeçe në Aarau. Prokurorët kërkojnë 18 vjet burg për kosovarin.

Prokurori në prokurorinë kantonale të Argaut e akuzon 62-vjeçarin se ka goditur me thikë për vdekje gruan e tij në mars të 2011. I akuzuari kishte pohuar se kishte planifikuar disa herë për të vrarë gruan e tij.

Vdekjen e gruas së tij e kishte shkaktuar duke e therë disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Përveç kësaj, ai e kishte ngulfatur edhe me jastëk mbi kokë.”Kjo është dëshmia më mizore e krimit”, thotë Elisabeth Strebel, zëdhënëse për media në prokurorinë kantonale.

Gruaja vdiq në vendin e ngjarjes. Shkaktar i vdekjes ishte një dështim kardiovaskular i ndihmuar edhe nga ngufatja, tha Strebel.

KKVITI

Motivi, sipas prokurorit kishte të bënte me një mosmarrëveshjeve martesore . “Ai ka kërcënuar disa herë gruan e tij për shkak të urrejtjes së madhe që kishte ndaj saj”, thotë Strebel.

Sipas policisë, kosovari kishte lënë pas të gjitha gjurmët në apartamentin e tij.

“Unë e pashë se si ai largohet me makinën e tij”, ka thënë një dëshmitar menjëherë pas krimit për gazetën “Aargauer Zeitung”.

Autori i vrasjes si duket e dinte saktësisht se ku po shkonte. Ai u paraqit në policinë kantonale dhe dëshmoi se sapo kishte vrarë gruan e tij.(albinfo)