UBT

Projekti “kosovar”, kandidat për çmimin e integrimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në tetor të vitit 2013, 20 të rinj nga Laufenburgu (Gjermani dhe në Zvicër) kishin qenë në Kosovë në një turnir në futboll rruge, ku i kishin bërë bashkë të rinjtë shqiptarë dhe serbë.

Një projekt që një qendër e rinisë në Laufenburg (qytet i ndarë në të dy anët e kufirit Gjermani-Zvicër) e ka realizuar me të rinjtë shqiptarë, serbë dhe gjermanë e zviceranë është nominuar për çmimin për integrim në landin Baden-Württemberg. Bëhet fjalë për projektin “Streetsoccer for Peace” (futboll rruge për paqe), të drejtuar nga kujdestari i të rinjve Balder Wentzel. Çmimi për të cilin është bërë nominimi mban emrin “Dein Ding” (puna jote).

Wentzel në tetor të vitit 2013 bashkë me 20 të rinj nga të dy qytetet me emrin Laufenburg (në Gjermani dhe në Zvicër) me rrethina kishte organizuar në Kosovë një turnir në futboll rruge. Me atë rast ai kishte bërë bashkë edhe të rinjtë shqiptarë dhe serbë atje.

FIDANISHTJA

Ideja për këtë turnir që përmes futbollit dhe muzikës të bashkohen të rinjtë e përkatësive të ndryshme, siç shkruan “aargauerzeitung.ch”, kishte ardhur nga një i ri kosovar që jeton në Laufenburg. Ndeshjet e zhvilluara në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë kishin rrjedhur në një atmosferë shumë paqësore dhe i kishte dalluar një korrektësi e madhe.

Gjatë qëndrimit njëjavor në Kosovë, të rinjtë nga Laufenburgu kishin përjetuar mikpritjen shembullore si nga shqiptarët ashtu dhe nga serbët e atjeshëm./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.