ARKATANA

Profesori i ekonomisë: Nga “Krejt dhe drejt” kaluan në “Krejt dhe zhdrejt” – jeta e qytetarit në vitin 2020 ka qenë më e mirë sesa sot

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në emisionin EURO n’T7 është disktuar për rritjen e kostos së jetesës në Kosovë në katër vitet e fundit dhe përballjen e qytetarëve me këto çmime.

Profesori të ekonomisë, Shkumbin Misini, duke komentuar punën katër vjecare të qeverisë aktuale tha se kjo qeveri nga sllogani i saj “Krejt dhe drejt” ka kaluar në “Krejt dhe zhdrejt”.

Sipas tij vendi ynë ka nevojë për reforma të thella në politikën fiskale.

“Lëvizjen Vetvendosje e kanë votuar të zhgënjyerit e partive tjera, ngase tashmë ishin zhgënjyer nga të gjitha partit për gjendjen e krijuar.Qytetarët kanë pritur që këta të ndërmarrin veprime konkrete në politika fiskale e që do tu lehtësonte jetën atyre dhe për këto mosvperime normalisht që përgjegjëse është qeveria. Të dhënat e Bankës Qendore flasin se inflacioni për këto vite në përgjithësi ka qenë mbi 20%, kjo iu ka rënduar jetën qytetarëve tejmase”, ka thënë Misini.

UBT

Derisa në përgjithësi për tri vitet e fundit norma e inflacionit ka qenë mbi 20% ka shumë produkte ku cmimi i tyre është ngritur deri në 60% dhe kryesisht këto janë produktet bazë të shportës së konsumatorit.

“Në qoftëse e marrim si statistikë për produktet elementare, cmimi i vajit të lulediellit është rritur për 61.7%, pastaj sheqerit për 71%, miellit për 51%, pra mesatarja e rritjes së cmimeve për produktet bazë është rreth 61%.Kualiteti i jetës që qytetarët e kanë pasur në vitin 2020 ka qenë shumë më i mirë sesa sot. Kjo i bie që në qoft se e ke pasur rrogën 1000 euro në vitin 2020, vlera e tyre si pasojë e inflacionit sot është 400 euro”, ka shtuar Misini.

Sipas profesor Misinit jeta e qytetarëve të Kosovës gjatë këtyre katër viteve është përkeqësuar edhe më shumë si pasojë e rritjes së cmimet të energjisë elektrike për 98% krahasuar me vitin 2020.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.