Fundamenti

Kurti: Rritja ekonomike e qëndrueshme vazhdoi edhe në tremujorin e dytë të vitit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rritja ekonomike vazhdoi edhe në tremujorin e dytë të vitit 2024.

Sipas Kurtit, kjo rritje ekonomike po bëhet përtej projeksioneve fillestare, transmeton Telegrafi.

“Rritja ekonomike e qëndrueshme po vazhdon edhe në tre mujorin e dytë të vitit, madje përtej projeksioneve fillestare. Masat tona të punësimit, mbështetja për bizneset dhe prodhuesit vendorë, qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional janë shtyllat tona të zhvillimit”, ka shkruar Kurti.

Për rritjen ekonomike të premten ka folur edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Mobi Casa

Ai ka pohuar se ekonomia vazhdon rritjen me 4.27% edhe në tremujorin e dytë të 2024.

“Pas rritjes së theksuar në tremujorin e parë me 5.62%, ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së, duke performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%”, ka theksuar ministri.

Murati ka shtuar tutje se “pas ngadalësimit dhe uljes së inflacionit tani në nivelin prej nën 2%, aq sa është edhe synimi i Bankës Qendrore Evropiane, bizneset dhe ekonomia e vendit po kthehen në trajektoren e rritjes më të shpejtë, aty ku edhe nisëm pas pandemisë”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.