UBT

Profesorët universitarë, së shpejti vetëm me një kontratë pune

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Profesorët universitarë që kanë dy kontrata të rregullta pune, së shpejti duhet të vendosin për heqje dorë nga njëra kontratë.

Universiteti i Prishtinës ka vërtetuar se janë rreth gjashtëdhjetë profesorë që punojnë me dy kontrata, dhe ka vendosur t’ua ndalojë këto aktivitete të dyfishta. Ardian Kastrati, këshilltar i rektorit Ibrahim Gashi ka thënë se është vendim i profesorëve nëse do të punojnë në UP me kontratë të rregullt, apo diku tjetër, mirëpo dikush do të filtrohet dalëngadalë.

UBT

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Basri Muja, ka thënë se në një listë që i është dhënë rektoratit të UP-së, bëhet fjalë për 230 punëtorë të UP-së, të cilët janë të angazhuar në institucione të tjera private, transmeton KTV.

Avni Zogiani nga organizata “Çohu”, ka thënë se fakti që sot gjithë seti institucional në nivele të larta të qeverisë jep mësim edhe në universitete të ndryshme, është një paradoks që nuk e gjen askund. /Indeksonline/