UBT

Profesoresha e Gjuhës Shqipe, Zizë Ismajli përcillet në pension nga kolektivi i saj në mënyrë dinjitoze

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në një mbrëmje të përbashkët me rastin e pensionimit të profesoreshës Zizë Ismajli, kolektivi i Gjimnazit Matematikor “Xhavit Ahmeti”, ka vlerësuar lart punën e sakrificën e profesoreshës, duke theksuar se profesoresha Zizë ismajli ka lënë gjurmë të pashlyera në këtë kolektiv të dijës.

Drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa, në një fjalim rasti ka çmuar lart personalitetin e profesoreshës Ismajli. “Ishe një shembull se si një pedagoge për një kohë të gjatë në arsim, dha tërë dijen e saj për nxënësit e saj që aq shumë i deshi e i edukoi nuk kam fjalë, por arsimit do t`i mungoni për një kohë të gjatë”.

Poashtu fjalë miradije kishte edhe profesoresha Hyrmyze Shkodra, duke theksuar: “Profesoresha Zizë Ismajli ishte shembull për të gjithë mësimdhënësit edhe pse karrierën e saj në arsim e filloi në kohën më të vështirë të arsimit Kosovar”.

Zizë Ismajli e cila me dinjitet duke lënë gjurmë të pa shlyera në procesin mësimor para kolegëve të saj ka bërë të ditur. “Nga zemra i falënderohem tërë kolektivit, dhe se çdo fillim ka edhe fundin e saj. Ndihem krenare që i kam takuar këtij kolektivi shembullor, ju dëshiroj gjitha të mirat çdo mësimdhënësit dhe çdo nxënësi që me punët e juaja të bëni arsimin krenar dhe shkollën tuaj”.

Mobi Casa

Zizë Ismajli karrierën prej mësimdhënëse e filloi në vitin 1991-92, kur ish-sistemi Serb po largonte nxënësit shqiptarë nga objektet shkollore, ndërsa studimet e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe i kreu në Fakultetin Filozofik në Prishtinë.

Profesoresha Zizë Ismajli është nënë e tre fëmijëve: Arbrit, Artës dhe Arbenit, si dhe nipërve Arti, Ari, Aldi, Arbesi, Enari dhe Rubeni.

Zizë Ismajli ishte bashkëshortja e profesorit të Gjuhës Shqipe, e drejtorit të shkollës së mjekësisë “Asllan Elezi” e aktivistit të njohur të çështjes kombëtare Ruzhdi Ismajli i cili ndërroi jetë në vitin 2005./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.