Fundamenti

Prodhuesit në krizë

/ 1 minutë lexim

Prodhuesit kosovarë edhe më tej vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë ekonomike, e ku një pjesë dërmuese e tyre nuk po mund t’i kthejnë nëpër banka kreditë që ata kanë marrë për zhvillimin e bizneseve të tyre.

Në raportin e fundit “Stabiliteti Financiar” i Bankës Qendrore të Kosovës thuhet se sektori me cilësinë më të dobët të kredive gjatë vitit 2013 ishte ai i prodhimtarisë, ku 15,7 për qind e gjithsej kredive të lëshuara për këtë sektor ishin joperformuese.

Eco Higjiena

Sipas BQK-së sektori i energjisë radhitet i dyti për nga cilësia e dobët e kredive, me normë të NPL-ve prej 11,5 për qind. Shërbimet dhe turizmi u karakterizuan me normë të NPL-ve prej 10,3 për qind, ndërsa norma e NPL-ve për ekonomitë familjare në qershor 2013 ishte ndër më të ulëtat me 2,5 për qind…(Zëri)