RCCOLA

Procesi i regjistrimit po ecën mbarë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri Makolli tha se “Albinfo.ch” është një dritare informuese për të gjithë mërgatën, por edhe për shqiptarët në Ballkan që të shohin zhvillimin e diasporës në Zvicër dhe më gjerë.

Ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli iu bëri apel edhe një herë të gjithë bashkëkombësve në diasporë që të regjistrohen në regjistrin e mërgimtarëve, ndërsa procesin e deritanishëm të regjistrimit e konsideron funksional. Ai falënderon mediet për sensibilizimin e diasporës, në veçanti Albinfo.ch.

Ministri Makolli tha se procesi i regjistrimit po ecë sipas dinamikës që ka parashikuar Prishtina zyrtare, ndërsa iu bëri thirrje mërgimtarëve që pa asnjë dilemë të regjistrohen, sepse të dhënat janë të sigurta dhe të garantuara.

Ai tha se nuk është dijeni se sa është numri i të regjistruarve deri më tani, pasi që të dhënat ruhen në konfidencë nga Ministra e Brendshme. Por nga ajo që ka parë në teren, Makolli tha se procesi në këtë fazë, po ecën mbarë.

Ministri kosovar po ashtu u shpreh i kënaqur madje dhe falënderoi portalet dhe agjencitë e lajmeve në diasporë, përfshirë edhe shoqatat për ndihmën që po e japin në sensibilizimin dhe regjistrimin e bashkatdhetarëve.

Në këtë mes, ai përshëndeti Albinfo,Ch për të cilën tha se është një dritare informuese për të gjithë diasporën, por edhe për shqiptarët në Ballkan që të shohin përmes saj, angazhimin dhe zhvillimin e diasporës në Zvicër dhe më gjerë.

“Absolutisht kam fjalët më të mira për Albinfo.ch, e cila vazhdon të mbetet një dritare informuese për diasporën, por edhe për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni e Luginë të Preshevës”, tha Makolli duke shpresuar që në të ardhëm kjo platformë të zgjerohet edhe të bëhet më fleksbile.

Ai po ashtu tha se Albinfo.ch, dallohet për korrektësi, paanshmet dhe raportim të shpejt të lajmeve. Makolli këtu përmendi edhe rolin që po luan në regjistrimin e diasporës.

Hidromorava

Ndryshe me 13 janar Ministria e Diasporës la lëshuar në funksionim platformën elektronike “online” për regjistrimin e diasporës dhe mërgatës. Adresa për t’u regjistruar është www.rdks.info, ndërsa Ministria e Diasporës i lut bashkatdhetarët që të bëhen pjesë e këtij procesi.

“Qëllimi i regjistrimit është evidencimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike, shtetet ku jeton dhe vepron diaspora e mërgata, si dhe regjistrimi i shoqatave dhe formave të tjera të organizimit të tyre”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, pjesë e këtij regjistrimi, është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.

“Ky proces realizohet nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe me institucionet e tjera. Të dhënat në këtë proces janë të mbrojtura me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale”, thuhet në një njoftimin e MeD.

Sipas ministrit Makolli, regjistrimi i diasporës zhvillohet në tri faza. E para, siç tha ai, ka qenë faza e parë e shpërndarjes së aplikacioneve nëpër kufij sepse ka pasur ardhje të mërgatës për festat e fundvit.

“Tash fillojmë dërgimin e aplikacioneve nëpër të gjitha konsullatat dhe ambasadat jashtë vendit. Po ashtu pjesë e fazës së dytë është portali elektronik, ndërsa faza e tretë fillon gjatë verës me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë”, deklaroi Makolli, sipas të cilit, nëse procesi ecën mbarë në vjeshtë do të dihen përafërsisht sa diasporë ka Kosova.

albinfo.ch