GRANDEMALL

Procesi i privatizimit i parë nga artistët

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Derisa shtete të ndryshme kishin paraqitur sistemin e privatizimit të vendeve të tyre me ilustrime të ndryshme, Kosova kishte zgjedhur një formë tjetër. Në një pikturë, e cila në sipërfaqe ishte e ngjyrosur me të zezë, në mes të saj shkruante me të kuqe “O Hajn”.

Ky punim ishte i punuar nga artisti Fatmir Mustafa në vitin 2007 por që kuratorët e kësaj ekspozite kishin vendosur që pikërisht këtë punim ta bëjnë pjesë të kësaj ekspozite. Privatizimi i institucioneve dhe infrastrukturës ka qenë tema e ekspozitës e cila është mbajtur në Qendrën e Artit Bashkëkohor ‘Stacion’.

Uji Dea

Kjo ekspozitë e quajtur ‘Likuidimi’ ka mbledhur punime të artistëve nga vende të ndryshme. Në njërën pjesë të objektit të qendrës ‘Stacion’ ishte ekspozita e artistëve kroat, e cila paraqitej përmes një videoje, e cila fliste për këtë proces. Më pas, në dhomën tjetër, ishin pjesëmarrësit e tjerë, idetë e të cilëve ishin të paraqitura me ikona dhe ilustrime të një sistemi që ata konsideronin se zhvillohet në vendet e tyre.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.