Mobi Casa

Prishtinës i duhet ndryshimi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Aleanca Kosova e Re ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën për Kryetar të Prishtinës, por Behgjet Pacolli veçse e ka përmendur emrin e Vegim Gashit si opsionin më të mirë të AKR’së për Kryeqytetin.

Në këtë situatë, Vegim Gashi shfaq dyshime nëse do t’i hyjë garës për të marrë nën udhëheqje qytetin më të madh të Kosovës.

“Nuk është vendosur ende krejtësisht”, thotë Gashi.

“Jemi ende duke i analizuar situatën. Natyrisht, që ka gjasa që mund të jem edhe unë kandidat i AKR’së për Kryetar të Prishtinës”, ka shtuar ai.

Sidoqoftë, Gashi thotë se Prishtinës i duhet ndryshimi në udhëheqje për të ecur më shpejt drejt zhvillimit ekonomik dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Është punuar diçka. Por, ka nevojë për ndryshime. Nuk po them në aspektin që të jem unë apo dikush tjetër, por ndoshta do të ishte mirë që të ketë ndryshim. Do të kishte një dinamizëm më të madh në qasje edhe ndaj problemeve të përditshme të qytetarëve”, thotë Gashi.

Mobi Casa

Gara për Prishtinën pritet të jetë më e forta në zgjedhjet lokale që mbahen më 3 nëntor. Përveç AKR’së, edhe PDK e Vetëvendosje do të mundohen t’ia marrin pushtetin LDK’së, e cila qeveris Prishtinën prej pasluftës.

Vegim Gashi kishte dal i dyti në zgjedhjet e fundit lokale, ndërsa tash premton se nëse i hyn garës përsëri do të jep më të mirën për prishtinasit.

“Nëse mbetet që unë me dal, natyrisht që do të përpiqem që prapë të bëj maksimunin, por nuk e di a do të jem unë”, ka thënë Gashi.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2009, Vegim Gashi ishte kandidat për Prishtinën nga AKR’ja, e Pacollit. Kjo parti së bashku në koalicion me Lidhjen Demokratike të Dardanisë fituan më shumë se 20 për qind të votave të kryeqytetasve. Por, garën e kishte fituar Isa Mustafa i LDK’së në raundin e parë me 56. 22 % të votave, Vegim Gashi 20.46 për qind të votave, Astrit Salihu 19.22 %, pësuar nga partitë e tjera.

Prishtina edhe katërmbëdhjetë vite pas luftës ende nuk ka ujë 24 orë, s’ka WC publike, s’ka parkingje nëntokësore, s’ka spital të qytetit, ndërsa ka kaos në trafik, si dhe ngufatje nga ndërtimet pa leje./express/