Fundamenti

Prioritet promovimi dhe mbështetja e prodhuesve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Bashkërendimi i angazhimeve tona, në të mirë të promovimit dhe mbështetjes së bizneseve dhe prodhuesve shqiptarë, do jetë në fokusin e prioriteteve tona, ka thënë ministri i Financave Besim Beqaj, me rastin e vizitës së tij në Tiranë, ku po merr pjesë në hapjen e “Panairit të Prodhimeve Shqiptare”.

Gjatë vizitës në Republikën e Shqipërisë, ministri Besim Beqaj është takuar edhe me homologun e tij ministrin Shkëlqim Cani. Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy Ministrive të Financave, respektivisht qeverive të vendeve tona, shkëmbimeve tregtare ndërmjet bizneseve si dhe harmonizimin e politikave ekonomike dhe politikave fiskale.

Uji Dea

Ministri Beqaj bëri të ditur se hapja e panaireve të tilla si dhe takimet me bizneset kanë për qëllim rritjen e këmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve tona, dhe me këtë rast u shpreh se dy qeveritë jemi thellë të përkushtuara për të krijuar një klimë edhe më të mirë, duke avancuar infrastrukturën ligjore dhe bashkëpunimin ekonomik dhe institucional.

Dy ministrat theksuan nevojën e nënshkrimit sa më të shpejtë të marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe realizimin e marrëveshjes nga mbledhja e përbashkët e dy Qeverive në Prizren për heqjen e tatimit në libra.