FITORJA

“Prilli i Thyer” në mesin e 100 librave më të mirë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Vjenë – Në jubileun e 100 vjetorit të Pavarësisë, festave dhe gëzimeve u shtohet edhe një lajm i mirë. Sipas ekspertëve austriakë, në mesin e 100 veprave më të mira të 100 vjetëve të fundit, bën pjesë edhe romani i Ismail Kadaresë “Prilli i Thyer”.

Ekspertët austriakë, me kryeredaktoren e Bibliotekës Nacionale, Johanna Rachinger, për çdo javë japin sqarime për veprën dhe autorin e njërit prej tyre, ku mes “Ujkut të Stepës” të Herman Hesses, “100 vjet vetmi” të Gabriel Marquezit, “Plakut dhe Detit” të Ernest Hemingwayt, spikat edhe vepra e Kadaresë, njofton Fitim Dika. Në shpjegimin që i bëhet autorit dhe veprës, theksohet jeta kulturore e shqiptare e veriut dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, si dhe forca stilistike e autorit për ta shfaqur këtë zakon të vjetër në një vepër.

GRANDEMALL

Po ashtu theksohet se vepra që e bëri autorin të famshëm është “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, por romani më i mirë i tij mbetet pa diskutim “Prilli i Thyer”. Gjithashtu, vihet në pah se edhe pas rënies së diktaturës dhe në vitet e fundit, shkrimtari shqiptar ka shkruar romane me vlerë, mes të cilëve vlerësohet sidomos “Aksidenti”.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni në gjuhën gjermane në linkun http://kurier.at/sammelseite/368-die-besten-100-buecher-aus-100-jahren.html?pageIndex=6, por ajo që nxjerrim nga kjo është interesante se disa shkrimtarë që kanë marrë Çmimin Nobel për letërsi nuk gjenden në mesin e 100 veprave më të mira të 100 vjetëve të fundit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.