ARKATANA

Prilli i rritjeve

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ankesave të qytetarëve se po u vjen shtrenjtë rryma, Zyra e Rregullatorit të Energjisë u është përgjigjur pozitivisht. Por, me disa propozime që nuk do t’i kënaqë shumë konsumatorët. Sidomos ata të amvisërisë.

Ky organ rregullator, në të gjitha variantet e prezantuara për ndryshim të sistemit tarifor ka paraparë shtrenjtim të energjisë elektrike nga muaji prill i këtij viti.

Mobi Casa

Ende nuk është thënë se sa do të jetë më e shtrenjtë rryma se deri më tani, por paralajmërimet për shtrenjtim të mundshëm të energjisë elektrike në Kosovë, tregojnë se muaji prill në përgjithësi do të jetë muaji i rritjeve.

Tashmë kanë nxitur reagimin e sindikatave, shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit…(Tribuna).