RCCOLA

Prezantohet raporti i punës për vitin 2022 për stacionin policor të Vitisë

/ 2 minuta lexim

Viti – Stacioni Policor Viti ka prezantuar raportin e punës për vitin 2022.

Në këtë prezantim morën pjesë stafi komandues nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Kryetari i Komunës se Vitisë dhe stafi i tij, përfaqësues nga: Gjykata, Këshilli Lokal për Siguri në Bashkësi, Bashkësi Fetare, nga institucione lokale, shoqëria civile dhe media.

Prezantimi i raportit vjetor të punës se Stacionit Policor Viti për vitin 2022, aktivitetet e të arriturave dhe sfidat të cilat e kanë përcjellë këtë stacion është bërë nga Komandanti i këtij stacioni, Kapiten Afrim Halili.

UBT

Po ashtu nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit Kolonel Agron Rukiqi dhe Kryetari i Komunës se Vitisë z. Sokol Haliti me fjalën e rastit kanë vlerësuar lartë angazhimin e të gjithë zyrtarëve të Stacionit Policor Viti dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të këtij stacioni me të gjitha institucione lokale komunale.

Policia e Kosovës do të jetë një organizatë e avancuar profesionalisht, e përgatitur mirë dhe me integritet të lartë, një shërbim model për rajonin, gjithmonë e gatshme në veprime profesionale dhe adekuate gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

Në fund të këtij takimi u shpërndanë letër falënderimi ndërmjet institucioneve, ndërsa për punën e mirë gjatë vitit 2022 u dhanë mirënjohje për disa zyrtar policor të Stacionit Policor në Viti./rajonipress/