Fundamenti

Prezantim i denjë i komunitetit shqiptarë në Padova

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Midis ngjyrave të ndryshme të flamujve të shteteve të ndryshme dallohej në hyrje flamuri kuqezi me përmasa të mëdha.

Më 25 prill me rastin e Festës së çlirimit të Italisë nga okupimi nazist si dhe festës fetare të Shën Markut, në Ponte di Brenta afër Padovës u mbajt manifestimi kulturor-ekonomik i njohur si Antica Fiera di San Marco.

Në programin e ngjeshur plot ngjarje ,pjesë e veçantë ishte edhe pjesëmarrja e komuniteteve të imigrantëve nga vende të ndryshme të botës tashmë të integruar në shtetin italian.
Midis ngjyrave të ndryshme të flamujve të shteteve të ndryshme si Brazili, Kina, Filipinet, Maroku, Senegali,Sri Lanka, etj. dallohej në hyrje flamuri kuqezi me përmasa të mëdha të cilit i kishin rezervuar pjesën në hyrje të Panairit .

Uji Dea

Gjatë gjithë ditës stenda Shqipërisë u vizitua nga vizitorë të ndryshëm e sidomos nga ata që kërkonin informacione si mund të vizitonin bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe Kosovës. Stenda ishte mjaft bukur e rregulluar dhe e pajisur me libra dhe material informativ që kishte ofruar Konsullata e nderit e Shqipërisë me seli në Padovë.

Organizator i pjesës multikulturore ku ishin prezentë edhe bashkëkombës nga krahinat e ndryshme shqiptare, ishte zonjusha Egi Cenolli,veprimtare e dalluar në afirmimin e vlerave dhe të drejtave të shqiptarëve,e cila është edhe përfaqësuese e komunitetit shqiptar dhe Presidente e Komisionit të të Huajve në Këshillin Komunal të Padovës

Vlen të përmendet se për prezentimin sa më të denjë e komunitetit shqiptar u shquan me kontributin dhe gatishmërinë e tyre veprimtarë të dalluar si : Enida Shtini , Jetmira Tyli , Erisa Ibrahimi, Gëzim Muçolli , Egi Cenolli , Elvis Lela , Fisnik Hasa e Emirsen Sufaj.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.