RCCOLA

Preteni: Këshillit të presidentes po i mungon angazhimi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, ka thënë se Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit, i cili drejtohet nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është duke i munguar angazhimi.

Ai ka vlerësuar se ky këshill është dashur të mblidhet menjëherë pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

“Nisma ishte e mirë. Edhe ideja e mirë, por është duke munguar angazhimi. Vlerësoj se dinamika e takimeve nuk është sipas kërkesave dhe nevojës”, ka thënë Preteni për Epokën e Re.

Mobi Casa

Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit ishte themeluar në vitin 2012 dhe ka pasur për qëllim raportimin e organeve të drejtësisë për punën e tyre.

Jo vetëm Preteni po e kritikon këtë Këshillë, pasi ka pasur vlerësime se institucione të të tilla vetëm sa dyfishojnë numrin e organeve që merren me luftën kundër korrupsionit dhe në të njëjtën kohë humb adresa e përgjegjësisë.

Kosova në secilin rangim sa i përket luftës kundër korrupsionit renditet e fundit bashkë me Shqipërinë, Moldavinë dhe Afganistanin.
c