Preteni akuzon gjykatat, nuk ndëshkohet korrupsioni
Zyrtarët e lartë i shpëtojnë drejtësisë pa “ferrë në këmbë”. Shumë procese të gjata gjyqësore kanë përfunduar duke mos u ndëshkuar zyrtarët e lartë të institucioneve dhe shumë nga ata janë liruar pa “asnjë ferrë në këmbë”.
Kreu i Antikorrupsionit, Hasan Preteni, thotë se drejtësia nuk po e kryen punën si duhet.
Rastet zyrtarëve të lartë të cilët janë dënuar për afera korruptive numërohen në gishta. Shumë procese të gjata gjyqësore kanë përfunduar duke mos u ndëshkuar zyrtarët e lartë të institucioneve dhe shumë nga ata janë liruar pa “asnjë ferrë në këmbë”.
Por, edhe kur dënohen ndëshkohen me dënime qesharake, disa refuzojnë ndëshkimin e disa të tjerë arratisen.
Rasti më i freskët i një dënimi është ai i kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja, i cili u dënua me dy vite burg për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, pastaj rasti me ish-kryetarin e Komunës së Kaqanikut Xhabir Zharku, i cili ndodhet në arrati tash e një kohë, por edhe raste të tjera që janë në procedura maratonike gjyqësore që nuk u shihet fundi./Kosova Sot/


