ARKATANA

Prestigjiozja britanike: Pse është e rëndësishme çështja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL?

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në takimin me Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it në nëntor, çështja e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare është përsëri aktuale. Përfundimisht, anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është ose “rrezik i pashembullt” ose “kontribut në luftën kundër krimit ndërkombëtar” – në varësi të faktit nëse pyesni Beogradin ose Prishtinën.

Kështu shkruan BBC në gjuhën serbe në një artikull dedikuar kësaj çështjeje.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konfirmoi se çështja e anëtarësimit të Kosovës do të jetë në agjendën e votimit në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it në Dubai.

Autoritetet në Beograd kundërshtojnë fuqimisht këtë.

Pse është e rëndësishme çështja e anëtarësimit në INTERPOL për Kosovën?

Ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli, iu përgjigj kësaj pyetjeje për BBC-në në serbisht. Ai përmendi katër arsye kryesore për hyrjen e Kosovës në INTERPOL:

1. Lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar

Mobi Casa

2. Bashkëpunimi ndërkombëtar në sektorin e sigurisë

3. Kosova dëshiron të marrë përgjegjësinë për bashkëpunim të plotë me faktorët e sigurisë

4. Siguria në Ballkan pa Kosovën nuk është plotësisht e plotë dhe rajoni nuk është i qëndrueshëm.

Pse është e rëndësishme për Serbinë që Kosova të mos bëhet anëtare e INTERPOL-it?

Zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë të kryesuar nga ministri Nebojsha Stefanoviq, kohët e fundit kanë paraqitur disa argumente kryesore përse Beogradi kundërshton anëtarësimin eventual të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare:

Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe do të çonte në pasoja të pafavorshme për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës
Vitin e kaluar, INTERPOL-i miratoi rezolutën që vendet që kërkojnë pranim duhet të jenë anëtarë të OKB-së ose të kenë statusin e vëzhguesit.
Institucionet e Prishtinës nuk janë në gjendje të ofrojnë sigurinë në Kosovë
Aderimi i Kosovës në INTERPOL do të shërbejë si një hakmarrje ndaj pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë së Serbisë të cilët morën pjesë në luftën në vitin 1999 me faktin se mijëra prej tyre do të gjendeshin në urdhërarreste. /kk/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.