Haradinaj takon ambasadorin amerikan, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.
Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë në përpjekjet për anëtarësim direkt në NATO.
“I shpreha mirënjohjen time të thellë ambasadorit Hovenier për mbështetjen e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, duke qëndruar pranë nesh në çdo hap”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Tutje, ai ka shtuar se “plani aksional për anëtarësim në NATO (Membership Action Plan) mbetet objektivi ynë strategjik, si perspektiva e vetme për të siguruar paqe dhe siguri afatgjatë për vendin dhe rajonin tonë”./Telegrafi/