KKVITI

Presidentja nuk e riemëron gjyqtarin Shabanaj

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Enver Shabanaj, gjyqtar i Gjykatës Themelore të Prishtinë, nuk do të mund ta ushtrojë më postin e tij, pasi presidentja e vendit Atifete Jahjaga, në bazë të kompetencave kushtetuese ka vendosur që personin në fjalë mos ta riemërojë në ndonjë nga pozitat në gjykatat e Kosovës. Burime të Tribunës kanë bërë të ditur se presidentja nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë si propozim emrat e 75 gjyqtarëve për riemërim. Për 74 prej tyre ka vendosur, ndërsa ka refuzuar vetëm një.

“Presidentja tashmë ka vendosur që të riemërojë 74 gjyqtarë nga 75 sa kanë ardhur si propozime nga Këshilli Gjyqësor. Me këtë rast ka refuzuar një propozim dhe ai është Enver Shabanaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, ka bërë të ditur burimi.

KKVITI

Ai më tej ka sqaruar edhe arsyet e këtij vendimi derisa ka thënë se gjyqtari Shabanaj nuk është riemëruar për shkak të shkeljeve të shumta, por sidomos në rastin e të ndjerës Diana Kastrati….(Tribuna).