Hidromorava

Presidenti Rugova shkoi duke lënë histori për gjeneratat e reja se si punohet për vendin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arben Mehmeti – 21 Janari 2006 për Kosovën shënon një humbje të madhe sepse shënon datën kur përfundimisht shkon në amshim për të mos vdekur kurrë dhe për tu përkujtuar me shekuj themeluesi, presidenti dhe lideri historik i Republikës së Kosovës Dr Ibrahim Rugova. Kishte bërë maksimumin për vendin dhe për këtë janë dëshmitarë qytetarët e Kosovës dhe faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar andaj edhe përkujtimi është nderë për vendin dhe qytetarët.

Andaj Presidenti shkoi duke lënë histori që do të mësojnë gjeneratat në të ardhmen se si punohet për vendin.

Situata në të cilën gjendet vendi aktualisht ka krijuar një opinion se “ndoshta”ma mirë që nuk është në jetë sepse sikur të zgjohet dhe të shohë se cilët janë ata që po përfitojnë në emër të asaj fryme Rugoviane dhe partisë të cilën e ka lënë trashëgimi historike, politike dhe shtetërore, personalisht mendoj se nuk do të kishte dëshiruar që të vazhdoj tutje me ne që besnikërisht kemi ndjekë rrugën e tij, sepse do të ndjehej i fyer se përse është lejuar kjo situatë dhe po ashtu edhe do të ishin të panjohur për te disa që sot vjelin frytet e tij dhe të LDK -së pa meritë.

Fyerja vjen nga fakti se në emër të tij dhe LDK po përfitojnë ata që para pak kohe e kanë sharë, fyer, injoruar dhe që çuditërisht janë në krye të shumë institucioneve dhe këtë po e lejojnë disa nga ata që kanë bashkudhëtuar me presidentin Rugova dhe që për habi kanë lënë anash ata që kanë ndihmuar në kohëra të caktuara dhe që kanë mbajtur frymën rugoviane pa interesa.

Hidromorava

Andaj do të ishte mirë që disa nga bashkudhëtarët e presidentit Rugova të mos dorëzohen lehtë e të dëmtojnë vlerat reale të LDK-së duke mbështetur “parashutistët”dhe “përfituesit e momentit” sepse ecja politike do të vazhdoj, por se problem që rrugët mund të jenë të njëjta dhe kjo dëmton frymën rugoviane.

Sidoqoftë për mua personalisht 21 Janari është ditë pikëllimi dhe njëkohësisht ditë Gëzimi familjar.

Lavdi përjetësisht kryevepra e Presidentit Rugova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.