Analizë fushatës zgjedhore të Sokol Haliti – kandidat nga LDK, për zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025

Nga Hasan Rashiti – Sokol Haliti është një figurë që ka lënë gjurmë pozitive në Komunën e Vitisë, me të cilën udhëheqë që tre mandate dhe kjo ka bë që të kontribuoj ndjeshëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Si Kryetar i Komunës ai ka realizuar projekte të rëndësishme të infrastrukturës dhe ka investuar në edukim dhe kulturë, duke bërë një punë të madhe në rinovimin e sanimin e shkollave dhe kopshteve. Po ashtu është e dukshme se ka pasur aftësi të menaxhoj financat dhe të rrisë buxhetin e komunës që është tregues i qeverisjes aktive.
Në aspektin politik, angazhimi i tij si kandidat për deputet tregon një zhvillim të natyrshëm të karrierës, duke shfrytëzuar përvojën e tij për të bërë një ndryshim më të gjerë në nivel kombëtar. Fushata parazgjedhore e tij tregon një kulturë të lartë politike dhe komunikimi që është e rëndësishme për të fituar besimin e elektoratit.
Një nga argumentet kyçe që po përdorë, Sokol Haliti në këtë fushatë është vlerësimi i punës së mirë të bërë në nivel lokal.
Ai e shikon punën e tij dhe të LDK-së në Komunë si një mundësi për të shpërndarë një model të suksesshëm në nivelin qendror.
Puna e mirë në nivel lokal që për qëllim ka patur përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin ekonomik, është një mundësi e shkëlqyer për të demonstruar aftësitë e tij si lider dhe për të treguar se ai është i gatshëm të sjellë një ndryshim në qeverisjen qendrore.
ANGAZHIMI me grupet e interesit dhe bashkëpunimi me faktorët ndërkombëtar është një tjetër element që tregon për një politikan të hapur e të angazhuar për interesat e qytetarëve.
Nëse arriti të realizoj projekte kaq të rëndësishme në nivel lokal është e mundur që Sokol Haliti të ketë ndikim të madh edhe në nivel kombëtar, duke qenë një kandidat i qëndrueshëm dhe i besueshëm për deputet.
Fushata e tij po tregon se është në një rrugë të duhur për përfaqësuar qytetaret në mënyrë efektive.
Sokol Haliti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka ndërmarrë një strategji aktive dhe të drejtpërdrejtë për fushatën e tij zgjedhore, duke u fokusuar në kontakte të ngushta me elektoratin në nivel lokal.
Kjo metodë ka për qellim të rrisë transparencën dhe të krijoj lidhje të forta mes tij dhe qytetarëve të Kosovës duke pasë si fokus grupe kyçe të shoqërisë. Puna e këtyre grupeve ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, prandaj fushata e Halitit fokusohet te përmirësimi i kushteve të punës dhe mbështetja e këtyre sektorëve.
TAKIMET me mësuesit, mjekët dhe infermieret janë një mundësi e shkëlqyer për të kuptuar më mirë nevojat e shqetësimet e këtyre grupeve si dhe për të promovuar politika që do të përmirësojnë sistemin shëndetësor e edukativ.
PJESËMARRJA E RINISË DHE ANGAZHIMI QYTETAR:
Një tjetër shtyllë e rëndësishme e fushatës së Halitit është angazhimi i rinisë. Kosova ka një popullsi të re, dhe Haliti ka njohur rëndësinë e përfshirjes së këtij segmenti të shoqërisë në proceset vendim marrëse dhe zhvillimore.
Angazhimi i rinisë është një hap i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më të mirë për vendin, duke afruar mundësi për punësim, arsim dhe zhvillimin e aftësive.
Haliti është i vetëdijshëm se takimet dhe angazhimi i rinisë jepë efekt pozitiv në formimin e një baze të fortë elektorale në të ardhmen.
TAKIMET” Odë në Odë”e “Shtëpi në Shtëpi”
Një nga elementet kryesorë të fushatës është zhvillimi i takimeve të drejtpërdrejta me qytetaret, ku Haliti i drejtohet njerëzve në nivel lokal përmes takimeve” odë në odë” e ” shtëpi në shtëpi”.
Ky është një format tradicional dhe i njohur në kulturën shqiptare e të Kosovës, i cili lejonë që kandidatet të krijojnë një lidhje personale dhe të kuptojnë shqetësimet dhe nevojat e njerëzve. Ky tip i takimeve afronë mundësinë për një komunikim të hapur dhe transparent duke u dhënë mundësi qytetarëve të shprehin brengat e tyre dhe kërkesat e tyre direkte.
PËRFUNDIM
Fushata e Sokol Halitit duket të jetë një përpjekje serioze dhe afër qytetarëve, duke përdorur metoda të drejtpërdrejta dhe të personalizuara për të ndërtuar një lidhje me të ngushtë me elektoratin.
Përmes takimeve të ndryshme dhe angazhimeve me sektor të rëndësishëm, Haliti po kërkon të shfaqë aftësitë e tij për të udhëhequr dhe për të sjellë përmirësime konkrete në jetën e qytetarëve.
Po ashtu promovimi i politikave të suksesshme lokale si një mundësi për të përfaqësuar këtë punë në nivel qendror është një hap i rëndësishëm për të shtuar besimin te elektorati.