RCCOLA

Presidenti, pjesë e kalkulimeve për koalicion?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti politik Behxhet Shala ka thënë se pozita e presidentit të Kosovës mund të jetë pjesë e marrëveshjes politike për ndarjen e pushtetit në mes të partnerëve të ardhshëm të koalicionit qeverisës.

Shala ka thënë se partnerët e koalicionit nuk e kanë aspak të vështirë ta largojnë nga pozita e presidentes Atifete Jahjagën.

“Dihet se si ka ardhur presidentja Jahjaga në këtë pozitë dhe mendoj se nuk ka kurrfarë problemi që ajo të largohet”, është shprehur Shala për “Epokën e re”.

Uji Dea

Qëndrim ndryshe nga analisti politik Behgjet Shala, rreth kësaj çështje ka shprehur njohësi i çështjeve kushtetuese, profesor Riza Smaka. Ai ka thënë për “Epokën e re” se me asnjë marrëveshje politike nuk mund t’i ndërpritet mandati presidentes Atifete Jahjaga.

“Mandati i presidentit është i precizuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim nuk vjen në konsideratë që partitë politike të bëjnë marrëveshje që para përfundimit të afatit kushtetues të zgjedhjet dikush tjetër president. Presidentja e ka të garantuar me Kushtetutë mandatin. Presidenten e ka zgjedhur Kuvendi. Kështu që, sipas gjuhës kushtetuese, nuk vjen në shprehje që presidentes t’i ndërpritet mandati. Krejt diçka tjetër është nëse e detyrojnë të japë dorëheqje”, ka thënë Smaka.

Ai ka treguar se pas përfundimit të mandatit të presidentes Jahjaga partitë politike që janë në bashkëqeverisje mund të dakordohen se kush nga to do ta udhëheqë presidencën. /Telegrafi/