Presidenti i UBT-së, në konferencën regjionale “Horizon 2020” në Mal të Zi
Prishtinë – Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, po qëndron në Budvë me ftesë të Komisionit Evropianë, për të marrë pjesë në konferencën, “Horizon 2020 Regional Launch Event for Western Balkans: preparing together for EU accession through cooperation on Research and Innovation”, nikoqir i së cilës është Ministria e Shkencës së Malit të Zi.
Përveç Hajrizit, në këtë konferencë po marrin pjesë edhe ministrat e dikastereve nga sektori Arsimit, Shkencë dhe Teknologjisë, nga vendet e regjionit dhe për rreth, si dhe palë tjera të interesit.
Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka qenë anëtar i grupit të ekspertëve për hartimin e Strategjisë për Hulumtim dhe Inovacione 2020, për regjionin e Ballkanit Perëndimor, me ç’rast e ka përfaqësuar Republikën e Kosovës.
Përveç pjesëmarrjes në konferencë zoti Hajrizi do të takohet edhe me personalitete të institucioneve pjesëmarrëse dhe do të bisedojë për bashkëpunimin e mëtejmë nga fusha e arsimit dhe shkencës në përgjithësi./rajonipress/


