Eko Higjiena

Presidenti i FC Drita, Valon Murseli kritikon ashpër FFK

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i FC Drita, Valon Murseli, ka kritikuar Federatën e Kosovës në futboll, për arsye se përsëri nuk është ftuar asnjë futbollistë i Dritës që të luaj për Kombëtaren e Kosovës.

Murseli, në reagimin e tij ka qenë i ashpër edhe me drejtorin e Kombëtares, duke e quajtur këtë të fundit edhe zhvatës.

Postimi i plotë i Murselit:

Uji Dea

Kombëtarja e Kosovës jo rastësisht e ka prek fundin! Për lojtarët e FC DRITA përsëri nuk ka ftesë nga Kosova, jo pse nuk ka kualitete por që inatet personale te njerëzve në FFK janë të ulëta ku shkojnë përtej imagjinatës. Kështu ndodhë edhe me futbollistë që po e refuzojnë Kosovën. Nëse nuk i shkojnë për qejfi drejtorit të kombëtares, nuk merr ftesë, nuk ka lidhje pse dëmtohet Kosova. Drejtori i kombëtares as nga këto rrethana nuk e ka pa të arsyeshme të ftoj futbollist të Dritës!

A e dini pse?!Sepse Drita nuk i nënshtrohet kurrë zhvatësit të pozitës së drejtorit të kombëtares. Kjo ndodhe sepse sigurisht që i pëlqen kjo sjellje edhe kreu i FFK-se ne raport me Dritën. Institucioni i FFK-se nuk duhet te lejoj këso marrëzirash nga një drejtor zhvatës sepse nuk po e dëmton Dritën, por po e dëmton futbollin Kosovar

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.