RCCOLA

Presidentes i rritet paga më së shumti

/ 2 minuta lexim

Rritja e pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik që paguhen nga buxheti i Kosovës ka gëzuar më së shumti krerët e institucioneve më të larta të vendit. Ky gëzim për ta nuk vjen vetëm sepse po arrijnë t’i rrisin pagat për 240 mijë qytetarë, por për faktin se edhe ata vetë do të përfitojnë nga kjo rritje. Madje, rritja e pagave të tyre do të jetë në lartësinë më të madhe për shkak se edhe pagat e tyre janë shumë të mëdha, përkatësisht më të mëdha se pagat e kolegëve të tyre në rajon e më gjerë.

Edhe pse kryeministri Hashim Thaçi gjatë prezantimit të rritjes së pagave prej 25% nuk i ka përmendur krerët e institucioneve si përfitues nga vendimi i tij, Tribuna ka mësuar se rritja e pagave përfshin edhe presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila, sipas ligjeve në fuqi, paguhet më së shumti nga krerët institucionalë. Kështu, nga 1 maji, paga e Jahjagës që deri tani ishte në bruto 3300 euro, do të lëvizë në 4100 euro.

Fundamenti

Fati i njëjtë me Jahjagën e ka shoqëruar edhe kryeparlamentarin Jakup Krasniqi i cili nga maji do ta ketë pagën prej rreth 3000 euro bruto. Edhe vartësit e Krasniqit, nënkryetarët e Kuvendit të cilët deri tani janë paguar nga 2000 euro në muaj, që nga maji do të përfitojnë pagat me rritje prej 25%, apo 2500 euro.

Njësoj, rritje do të marrin edhe të gjithë deputetët. Paga e deritashme e një deputeti ka qenë 1480 euro, ndërsa nga maji ata do të marrin pagë prej 1850 euro. Pas këtyre zyrtarëve, edhe kryeministrit Hashim Thaçi do t’i lëvizë paga nga 1600 sa e ka pasur deri tani në 2000 euro…(Tribuna).