Hidromorava

Presidenca: Vendi duhet të nxirret nga kjo situatë, me zgjidhje apo me zgjedhje!

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se i gjithë procesi i lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare, nga ana e shefes së shtetit, është ndërtuar në mirëbesim dhe mirëkuptim.

Ai ka theksuar se Presidentja Jahjaga i ka inkurajuar, që prej fillimit të procesit të diskutimeve, të gjithë liderët që të reflektojnë dhe të gjejnë guximin e kurajën për të ofruar zgjidhje, bazuar, sipas tij, në vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe kuadrin kushtetues dhe për të ndihmuar që vendi të dal nga kjo situatë e pamundshme e krijuar.

“Një takim i përbashkët i liderëve të partive politike parlamentare në Zyrën e Presidentes, në të cilin do të ofroheshin edhe zgjidhje konkrete për situatën e krijuar, do të mund të tejkalonte këtë gjendje dhe do të ndihmonte në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe përfshirëse”, ka thënë Vllahiu.

GRANDEMALL

Sipas tij, e para e shtetit që “prej fillimit të diskutimeve ka bërë me dije se vendi duhet të dal nga impasi i krijuar, me qëllim të shmangies së një krize më të thellë jo vetëm institucionale por edhe buxhetore dhe financiare”.

“Në çfarëdo rasti, presidentja do të vazhdojë të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe kuadrin kushtetues, dhe bazuar mbi këto akte ligjore, bazuar edhe në të drejtën e saj kushtetuese, si dhe bazuar në qëndrimin e liderëve të partive politike, ajo do të veprojë”, ka thënë Vllahiu.

Sipas tij, “nëse nuk ka asnjë zgjidhje dhe liderët i shohin si alternativë të vetme të mbetur zgjedhjet, atëherë pikërisht bazuar në Kushtetutën e Kosovës, në të gjitha ligjet në fuqi dhe në rolin e garantuesit të funksionimit demokratik të institucioneve të Presidentes, vendi duhet të nxirret nga kjo situatë”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.