Mobi Casa

Presheva kërkon nga Daçiç arrestimin e kriminelëve që vranë Isuf Azizin

/ 6 minuta lexim
GRANDEMALL

Preshevë – Kryesia e PVD – së në mbledhjen e fundit duke i analizuar reflektimet e marrëveshjes së Brukselit në Luginë të Preshevës, konstaton se autonomia e serbëve të Kosovës e paraparë me dokumentin e Ahtisarit po zgjerohet dukshëm posaçërisht në veri të Kosovës. Në këtë mbledhje të kryesisë së PVD-së ku mori pjesë edhe kryetari i saj Riza Halimi, deputet në parlamentin e Serbisë, bë fjalë edhe për atentatin mbi deputetin dhe humanistin Isuf Azizi i vrarë sot e katër vjet në Rahovicë të Preshevës nga persona ende të panjohur, njofton “Presheva Jonë”.

Sipas deputetit Halimi të drejtat që edhe aktualisht po i realizojnë serbët në Kosovë janë dukshëm më të larta se të drejtat që për shqiptarët ishin paraparë me marrëveshjen e Konçulit apo me programin e qeverisë serbe për zgjidhjen e krizës në Luginë të Preshevës të vitit 2001 të mbështetur nga OSBE dhe NATO, që në pjesën më të madhe ngeli i parealizuar. “Në situatën kur dialogu për çështje teknike, i inicuar nga rezoluta e OKB – së, u zgjerua në dialog politik me anë të presionit të bllokuesëve serb të rrugëve në veri të Kosovës, ishte e qartë se çështja e Luginës së Preshevës nuk do të jetë pjesë e dialogut që po zhvillohet në Bruksel..”

Në këtë mbledhje është folur dhe për problemet e rënda me të cilat po ballafaqohen shqiptarët në Luginë të Preshevës, që u paraqitën në protestat masovike të shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc, pas konsultimeve të grupit të ambasadorëve, miq të Luginës së Preshevës me përfaqësues të lartë të qeverisë serbe në zyrën e OSBE – së në Bujanoc, më 25 shkurt të këtij viti, u iniciua procesi i diskutimeve në mes të përfaqësuesve politik e institucional të shqiptarëve me kryetarin e Trupit Koordinues të qeverisë serbe për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Gjithashtu u shpreh me këtë rast brengosje edhe me trajtimin diskriminues shtetërorë ndaj Këshillit Nacional të Shqiptarëve të cilit me anë të presionit selektiv dukshëm po i zvogëlohet financimi për shkak të faktit se shqiptarët nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e fundit të popullatës. “Arsye për brengosje paraqiten edhe për shkak të presionit politik që po ushtrohet me anë të procedurave në gjykatën për kundërvajtje kundër kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Galip Beqiri dhe nënkryetarit të PVD – së Shaip Kamberi për shkak të përdorimit publik të simbolit kombëtarë në objektet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe të degës së PVD –së në Bujanoc! Në këtë mënyrë po hapet fushatë ndëshkuese e selektive kundër PVD –së dhe Këshillit Nacional të Shqiptarëve, me qëllim të shkatërrimit të unitetit në mbrojtjen e të drejtës për përdorim zyrtarë të simbolit kombëtarë.” ka pohuar Halimi.

Dje më 24 maj janë bërë katër vjet që kur është varrosur humanisti dhe biznesmeni i njohur në Luginën e Preshevës Isuf Atizi (47 vj.) i vrarë në natën e 22 majit të 2009 në orën 22:30 duke u kthyer nga puna në Rahovicë, në oborr të shtëpisë prapa shpine nga persona ende të panjohur për çka policia dhe organet e hetuesisë kishin dalur menjëherë në vendin e ngjarjes. Për atentatin ndaj deputetit shqiptarë (PVD) Azizi raportuan mediat serbe dhe shqiptare në Ballkan. Me rastin e përvjetorit të humbjes së humanistit dhe deputetit Azizi tek varri i tij janë bërë homazhe nga familjarët, miqtë dhe përfaqësues politikë nga Lugina.

Uji Dea

Sikur për familjarët Azizi nga Rahovica ashtu edhe për deputetin Riza Halimi dhe liderët tjerë nga Lugina e Preshevës mos zbulimi i vrasjes së humanistit dhe afaristit të njohur nga Lugina Isuf Azizit, flet qartë se kush mund të qëndrojë pas këtij atentati kriminal.
“Në këtë mbledhje të PVD – së u shpreh indinjatë e thellë lidhur me indolencën dhe papërgjegjësinë e ministrisë së punëve të brendshme e cila edhe pas 4 viteve nga vrasja makabre e veprimtarit të dalluar të PVD – së, këshilltarit të Kuvendit Komunal të Preshevës dhe afaristit të dalluar të Luginës së Preshevës, Isuf Azizi nuk është e interesuar ta zbardhë këtë tragjedi të rëndë. Lidhur me këtë çështje shumë të ndjeshme,”
Kryesia e PVD – së vendosi që deputeti popullorë përsëri t’i drejtohet ministrisë së punëve të brendshme që shumë më seriozisht se deri më tani të punohet në sqarimin e këtij akti kriminal. ”

Ne kërkojmë urgjent nga ndërkombëtarët që të bëjnë presion tek autoritetet serbe dhe organet e hetuesisë në Beograd dhe Preshevë që sa më parë të gjenden autorët e kësaj vepre kriminale dhe të ndëshkohen ata për këtë akt mizor i cili ende edhe pas katër vitesh nuk është zbuluar e dënuar askush ?!…” ka thënë Halimi.

Ngjashëm kanë deklaruar edhe lideri i LPD-së dr.Skender Destani, nënkryetari i komunës së Preshevës si dhe organizata tjera joqeveritare në Luginën e Preshevës. Destani pohoi se për ndriçimin e vrasjes së Isuf Azizit ditëve të ardhshme përmes kuvendit do t’i drejtohem autoriteteve të Serbisë. Sipas këtyre të fundit, nëse nuk zbulohen autorët atentatit mbi humanistin dhe biznesmenin shqiptar Isuf Azizi, janë të detyruar t`i drejtohen gjykatës evropiane në Strasburg.

Do shtuar se Isuf Azizi i cili u vra pak ditë par se të nisin punimet e korridorit të 10-të të autostradës Beograd-Shkup, që kalon përmes Preshevës, kishte kundërshtuar të birin e diktatorit serb Milosheviqit, Markos të investoj dhe të hapte bizneset e tija në Luginën e Preshevës në kompaninë e dyshuar famëkeqe „Interspeed” (Füra Mafia Captur : Marko Milosevic, der Sohn von Slobodan Milosevic die Firmengruppe „Interspeed“ in Presevo) kanë raportuar mediat shqiptare dhe botërore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.