Premtimet e Ujkanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, është duke kaluar formë të mirë në skuadrën e tij të re në Serie B, Latina. 27-vjeçari ka folur rreth skuadrës së tij të re duke thënë se po ndjehet si në shtëpi.

“Më kanë folur shumë shokë para se të vija këtu. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre dhe do të jap maksimumin tim që të arrijmë objektivat që kemi”, u shpreh fillimisht Ujkani. Ish-portieri i Palermos ka falënderuar tifozët e ekipit Latina.

Mobi Casa

“Dua të falënderoj tifozët dhe drejtuesit e klubit të cilët më kanë pritur jashtëzakonisht mirë dhe po ndihem si në shtëpinë time”, përfundoi Ujkani. Të kujtojmë që Ujkani, është huazuar në Serie B, nga skuadra e Genoas. /Zëri/