Premtimet e “papërmbushura” të Surdullit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – OJQ “Fortesa” shpreh shqetësimin për mospërmbushjen e premtimeve nga udhëheqja komunale e Kamenicës. Krijimi i komunës së Hogoshtit, ndërtimi i shkollave të reja, përfundimi i palestrës sportive, ngritja e shkallës së transparencës dhe llogaridhënies, janë disa nga premtimet e parealizuara të kryetari të Kamenicës, Shaip Surdulli.

Sipas Fortesës disa nga premtimet e papërmbushura janë edhe themelimi i komunës së Hogoshtit. “Ishte ndër premtimet e para të kryetarit Surdulli në zgjedhjet e vitit 2009. Ky premtim u bë vetëm sa për të joshur banorët e këtij lokaliteti për tua marrë votat, sepse nuk është në kompetencë të institucioneve lokale krijimi i komunave të reja”.

Ndërtimi i urës që lidh lagjet Çamëria dhe Malësia. Edhe këtu komuna nuk ka participuar asnjë cent. Ura është ndërtuar me kontribut të banorëve lokal dhe ka kushtuar rreth 17 mijë euro thuhet në njoftimin e Fortesës.

Fortesa ka spikatur edhe krijimin e vendeve të reja të punës. Në fillim të mandatit në 2010, kryetari Surdulli ‘spastroi’ administratën duke larguar rreth 50 punëtorë me arsyetimin se administrata është stërngarkuar dhe nuk janë përfillur procedurat gjatë punësimit. Por me kalimin e viteve, dhjetëra persona kryesisht militantë partiak me e pa konkurse u sistemuan në administratë. Disa vazhdojnë të paguhen nga ‘mallrat e shërbimet’ dhe të tjerë që për herë të dytë u është vazhduar kontrata ‘mbi vepër’ thuhet në raport.

Eco Higjiena

Përmirësimin e kushteve në arsim sipas Fortesës jo që nuk është përmirësuar, por gjendja është rënduar shumë. Politizimi i arsimit, pazaret me ndarjen e orëve të mësimit, shpallja e konkurseve sa për të përmbushur obligimet ligjore dhe mungesa e investimeve në objekte shkollore, këto dhe probleme të tjera e kanë përcjellë sferën e arsimin gjatë tërë këtij mandati.

Përkrahja e klubeve sportive ekzistuese dhe stimulimin e krijimit të klubeve të reja
Shumica e klubeve sportive janë lënë tërësisht pas dore. Edhe nëse ka pasur ndonjë mbështetje financiare, ajo është bërë në mënyrë selektive. Gjatë këtij mandati nuk është formuar asnjë klub i ri, veçse disa prej tyre e kanë shuar aktivitetin.

Përfundimi i palestrës sportive në vitin e parë të mandatit. Punimet në palestrën sportive të nisur në vitin 2004 akoma s’kanë përfunduar. Premtim i kryetarit Shaip Surdulli ishte që puna do të kryhet në vitin e parë të mandatit. Por, jemi në përfundim të tij dhe akoma nuk ka një datë, se kur palestra do të jetë e gatshme.

Këto dhe të tjera premtime të papërmbushura, me të drejtë kanë shkaktuar revoltë dhe ndjenjë të thellë indinjate tek qytetarët, në veçanti tek votuesit e LDK-AAK, koalicion i cili është në vitin e katërt të qeverisjes me komunën e Kamenicës thuhet në njoftimin e Fortesës./rajonipress/