Elbau

Premiera “Kopshti me lule” hapi Festivalin e Dramës Shqipe

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Premiera e shfaqjes “Kopshti me lule” e Teatrit Profesionist të Gjilanit me tekst të Artë Arifit dhe regji të Ilirianë Arifit, të shtunën mbrëma hapi Festivalin e Dramës Shqipe “Talia e Flakës” që është një nga shtyllat kryesore të manifestimit tradicional kulturor e mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”.

Festivalin e Dramës Shqipe “Talia e Flakës” e shpalli të hapur kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa i cili uroi artistët dhe artdashësit dhe gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar se madhësia e këtij festivali është se ka prurje nga të gjitha trojet për ta shijuar artin. Ai tha se jemi munduar të krijojmë kushte optimale që të funksionojë “Flaka e Janarit”.

Mustafa shfaqi shpresën se do të kalojnë mirë të gjithë me këtë festival dhe këtë shtyllë e cila më së shumti e begaton ‘Flakën e Janarit” duke theksuar se Gjilani jeton gjatë këtyre ditëve me dramën shqipe.

Shfaqja “Kopshti me lule” Teatrit profesionist të Gjilanit, ku luajtën, Auritë Agushi (Hana), Mejreme Bersisha (nëna), Bashkim Nexhipi (Bardhi) dhe Kushtrim Qerimi (ushtari), që trajtonte fatin e një familje kosovare në kohën e luftës u vlerësua nga publiku dhe nga kritikët e dramës dhe regjisorët, duke theksuar se ajo komunikoi dhe përcolli mesazhin tek publiku.

Në debatin pas shfaqjes u udhëhoq nga kritikët e teatrit dr. Selajdin Salihu, dr.Nebi Islami e Jahi Jahiu u thanë fjalë të mira për këtë dramë premierë, madje, duke e vlerësuar si risi në teatrot shqiptare.

Uji Dea

Kritiku Jahi Jahiu, tha se tema e shfaqjes, e kthen kujtesën tonë prapa në ngjarje të frikshme, duke zgjuar kështu emocione e kujtime, prandaj, si e tillë ka komunikuar mirë me publikun. “Kopshti me lule”, na përkujton ngjarje të dhimbshme të historisë sonë”, tha Jahiu duke e vlerësuar se ishte një realizim shumë i mirë që sjell risi në teatrot tona.
Kurse, regjisorja e shfaqjes, Iliriana Arifi theksoi se është munduar të prek problematikën e gruas shqiptare dhe përjetimet e saja gjatë luftës së fundit. Tema e luftës përcjell mesazhin përmes katër personazheve.

Edhe Kastriot Saqipi regjisor e Arian Krasniqi regjisor e vlerësuan shfaqjen, duke theksuar se dramat familjare duket që janë preukopim i regjisores. Ata e vlerësuan edhe lojën e aktorëve, derisa Agron Gërguri, tha se drama ka një temë që qëlluar, derisa regjisorja e ka shfrytëzuar mirë skenën.

Për Naser Shatrollin dramaturg, lidhja mes luleve të Parisit prej nga kthehet familja me lulet e kopshtit të nënës, është një gjetje e madhe dramaturgjike. “Ishte thjeshtë, por shumë bukur dhe se shfaqja përcolli emocione tek publiku”, tha Shatrolli, kurse regjisori Fadil Hysaj, tha se kishim të bënim me një tekst metaforik, shfaqje të fshehur, ku flet shumë heshtja, që është risi në dramaturgjinë shqiptare. Ai tha se kjo është një dramë psikologjike familje që i mungon dramaturgjisë sonë, derisa Shemsi Syla, Valdet Aldiu letrar, tha se në këtë dramë konflikti zhvillohet mbi heshtjen, kurse për Muhamrrm Sylejmanin, shfaqja u ndërtua nga nënteksti, ku rol të madh pati heshtja dhe loja e aktorëve.

Për shfaqjen fjalë miradie tha edhe kritiku Selajdin Salihu, duke theksuar se ngjarja u zhvillua natyrshëm, thjeshtë, prapa së cilës u fshihen shumë gjëra që ishin të kapshme edhe për publikun.

Ndryshe në kuadër të Festivalit të Dramës shqipe, të dielën në ora 12:00 organizohet ligjëratë nga Selajdin Salihu, derisa në natën e dytë shfaqet shfaqja “Frigoriferi” e Teatrit Profesionist të Ferizajt ‘ Adriana Abdullahu, sipas tekstit të Naser Shatrollit dhe regji të Fatmir Hysenit./rajonipress/