Eko Higjiena

“Prekazi 2002”, kujtesa që nuk shuhet dhe rrëfimi i mjekut që i shërbeu së vërtetës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale nga eksperti i njohur i mjekësisë ligjore Arsim Gërxhaliu riktheu sot një nga kapitujt më të dhimbshëm, por edhe më të rëndësishëm të kujtesës sonë kombëtare. Nën mbishkrimin e shkurtër “Lavdi përjetësisht, Prekaz 2002”, ai solli në kujtesë momentet e zhvarrimit dhe identifikimit të trupave të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz.

Pas atij imazhi qëndron një histori e gjatë sakrifice dhe përkushtimi profesional. Në vitet pas luftës, kur plagët e Kosovës ishin ende të hapura, mjekët ligjorë dhe ekspertët e identifikimit u përballën me një mision të rëndë: të gjenin, të identifikonin dhe t’u kthenin familjeve të tyre trupat e të vrarëve nga forcat e regjimit të Slobodan Milloshević. Në mesin e tyre ishte edhe Arsim Gërxhaliu, një profesionist që nuk u kursye as nga lodhja, as nga dhimbja që bartnin ato momente.

Ai dhe kolegët e tij ecën me orë të tëra në këmbë, qëndruan ditë e net të gjata në terren dhe në laboratorë, duke realizuar ekspertiza mjekoligjore në kushte shpesh të vështira, por me një qëllim të vetëm, që e vërteta të mos mbetej e varrosur bashkë me viktimat. Çdo identifikim ishte një akt drejtësie, një kthim i dinjitetit për familjet dhe një dëshmi e krimeve që nuk duhet të harrohen.

Imazhet dhe fotot e sotshme të publikuara nga Arsim Gërxhaliu janë më shumë se një kujtim personal. Ai është një thirrje për të mos harruar sakrificat e luftës dhe për të respektuar ata që, me profesionalizëm dhe integritet, punuan për të dokumentuar të vërtetën historike të Kosovës.

HW

Në një shoqëri që ende kërkon drejtësi për plagët e së kaluarës, figura e tij mbetet shembull i përkushtimit ndaj shkencës, etikës dhe humanizmit, një profesionist që e vuri dijen në shërbim të së vërtetës dhe të dinjitetit të viktimave.

Lavdia e Prekazit jeton në histori, por edhe në ndërgjegjen e atyre që punuan që ajo histori të mos mbulohej nga harresa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.