Uji Dea

Pranvera po vjen, ja si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Me afrimin e pranverës, miliona njerëz tashmë i druhen pjesës më të pakëndshme të motit më të ngrohtë – polenit.

Me rritjen e temperaturave, poleni fillon të shkaktojë probleme për ata që vuajnë nga alergjia sezonale (hayfever), duke sjellë kruarje të syve, rrjedhje të hundës, vështirësi në frymëmarrje dhe teshtima.

Nëse jeni nga ata që e kanë të vështirë ta përballojnë pranverën, ka disa gjëra që mund të bëni për të lehtësuar simptomat. Tina Patel, opticienе për lente në Feel Good Contacts, ka ndarë disa mënyra për të ulur rrezikun e simptomave të alergjisë këtë pranverë. Këshilla e saj e parë është të mos nxitoni t’i hapni të gjitha dritaret sapo të ngrohet moti.

Edhe pse është joshëse të fusni ajër të freskët në shtëpi, kjo mund të sjellë edhe një “mysafir” të padëshiruar — polenin.

“Hapja e dritareve e ekspozon brendësinë e shtëpisë ndaj polenit që era mund ta ketë shpërndarë, gjë që mund të shkaktojë irritim, lotim të syve dhe të jetë e vështirë për t’u larguar pasi të futet brenda”, shpjegon ajo.

“Mos harroni ta pastroni shtëpinë rregullisht me fshesë me korent dhe të fshini sipërfaqet e prekura me një leckë të lagur për të ndihmuar në largimin e polenit.”

HW

Ajo rekomandon gjithashtu që personat me alergji sezonale të mos mbajnë lule të freskëta në shtëpi, ose të paktën të informohen mirë për llojin e luleve që sjellin brenda.

Tina thotë: “Megjithëse bimët dhe lulet e freskëta e zbukurojnë ambientin dhe i japin ngjyrë shtëpisë, ato ju ekspozojnë ndaj polenit dhe ka gjasa t’i përkeqësojnë simptomat.

“Merrni parasysh të zgjidhni lule të përshtatshme për personat me alergji – si trëndafilat, tulipanët, hortensiat, orkidetë dhe bozhuret.”

Është gjithashtu e rëndësishme të përpiqeni të qëndroni sa më pak të ekspozuar ndaj polenit. Tina këshillon: “Për të mbajtur polenin larg, mund të aplikoni vazelinë rreth vrimave të hundës, e cila ndihmon në kapjen e pluhurit, polenit dhe alergjenëve të tjerë përpara se të hyjnë në hundë.

“Duhet gjithashtu të bëni dush dhe të ndërroni rrobat sapo të ktheheni në shtëpi pasi keni qenë jashtë, për të larguar polenin nga trupi dhe veshjet”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.