Pranga për Agim Osmanin që kërkonte haraç në Gjilan

(E plotësuar)- Sipas burimeve që ka siguruar rajonipress i dyshuari është Agim Osmani (1980) nga fshati Lluqan i Bujanocit i cili sipas kallëzimit penal të policisë dyshohet për veprën penale “shtrëngimi”.
Në rrugën e Gjinollëve në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Serbisë pasi që i njëjti kishte shkuar në një lokal dhe kanosur viktimën femër shqiptare duke kërkuar nga ajo që t`i jepte 5.000 € kinse në emër të një borxhi njoftoj Policia e Kosovës.
Policia ka njoftuar se në një rast tjetër viktima femër shqiptare deklaron se i njëjti person në lokalin e saj e kishte kanosur me armë zjarri duke i kërkuar 300 €.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje./rajonipress/